'E godita me kokë dhe stjuardesat i lidhën duart‘ shqiptari hero ndalon pasagjerin që tentoi të hapte derën e avionit që po fluturonte drejt Londrës (VIDEO)

Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi ndaloi një pasagjer i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.

Një incident është shënuar në bordin e avionit të nisur nga Tel Avivi për në aeroportin Luton në Londër, pasi një pasagjer tentoi të hapte derën emergjente të avionit gjatë fluturimit duke shkaktuar panik dhe kaos mes pasagjerëve.Në një video të publikuar, jepen pamjet rrëqethëse nga momenti kur një pasagjer i guximshëm goditi burrin që u përpoq të hapte derën e urgjencës, duke sulmuar një stjuardesë.

Heroi që ndaloi kaosin në avion është një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ka rrëfyer për “The Sun” të gjithë ngjarjen.

Viktor Troboloni, i cili prej vitesh banon në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur pa burrin që sillej çuditërisht gjatë fluturimit. Ai tregon se nisi të dyshonte dhe po e shikonte gjatë gjithë kohës.

“E pashë duke ecur, ndoshta duke kërkuar disa gjëra në avion, duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje. Kështu që unë e di se çfarë po ndodh. Ishte një situatë shumë e frikshme”- tregoi ai.

Tutje, 45-vjeçari shqiptar shtoi se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.

“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe e kishte të lehtë të hapte një dalje emergjence. Ai ishte shumë i rëndë, e godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh”.- tha ai.

Një zëdhënës i Ëizz Air i tha Sun Online tha se siguria e pasagjerëve është përparësi e kompanisë dhe një situatë e tillë ishte e papritur për stafin.

“Siguria dhe siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit janë përparësia kryesore e kompanisë. Kompania shpreh keqardhje për shqetësimin e shkaktuar nga ky incident i papritur. Nuk është hera e parë që një pasagjer heroik përballet me dikë që sillet në mënyrë të rrezikshme në një fluturim”, tha ai.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë