E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu

E ‘harroi’ KLD-ja / Vetingu shkarkon Majlinda Andrean 6 vite pasi dënimit për korrupsion, ish anëtarja e Gjykatës së Lartë shpëtoi Metën dhe Mediun nga burgu

Meta, Andrea, Mediu

Komisioni i Vetingut ka marrë një vendim të pazakontë në 16 maj 2023. Trupa gjykuese e përberë nga Olsi Komici, Alma Faskaj dhe Firdes Shuli shkarkoi nga detyra ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila është dënuar në qershor të vitit 2017 me 4 vite burg nga Gjykata e Lartë për korrupsion, konvertuar në 3 vite shërbime prove. Majlinda Andrea u shpall fajtore për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për të mos pranuar rekursin për një vendim pronësie në zonën e Butrintit. Vendimi i Gjykatës së Lartë ishte përfundimtar, pasi gjykatë e juridiksionit fillestar për zyrtarë të nivelit të lartë.

Megjithatë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me në krye Ilir Metën pas 22 korrikut 2017, nuk zbatoi ligjin për të shkarkuar nga detyra Majlinda Andrean. Në kushtet e mosveprimit të KLD-së, Majlinda Andrea gëzonte statusin e gjyqtares, edhe pse ishte dënuar me vendim të formës së prerë. Në këto rrethana, Komisioni i Vetingut ka kryer verifikimin e Majlinda Andreas, duke i kaluar barrën e provës. Ish gjyqtarja ka pohuar se KPK-ja nuk ka kompetencë për verifikimin e saj dhe se Komisioni i Vetingut duhet ta mbyllë këtë proces pa një vendim.

“Trupi gjykues, duke vlerësuar se subjekti i rivlerësimit rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, në mungesë të një vendimi të organeve kompetente të kohës, ish Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe atyre sot, Këshilli i Lartë Gjyqësor, çmon se duhet të kryejë procesin e rivlerësimit. Trupi gjykues i kaloi subjektit barrën e provës se në analizë të vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i cili e ka dënuar atë për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, subjekti ka cenuar rëndë besimin e publikut te sistemi i drejtësisë”, thuhet në vendimin e KPK-së.

Në përfundim të procesit, KPK-ja ka vendosur shkarkimin e Majlinda Andreas nga detyra, me argumentin se ka cenuar besimin e publikut, duke iu referuar vendimit të dënimit për korrupsionin. Majlinda Andrea e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Durrësit. Në vitin 2008, Andrea u emërua anëtare e Gjykatës së Lartë dhe e ushtroi detyrën deri në vitin 2016, kur u përball me akuzat për mitmarrje.

Në 14 shtator 2009, avokatët e Fatmir Mediut, i kërkuan Gjykatës së Lartë të mbyllnin dosjen e Mediut për Gërdecin, pasi ishte zgjedhur deputet në zgjedhjet e qershorit 2009, ku për rrjedhojë ishte veshur me imunitet. Ata paraqitën vërtetimin nr. 11, datë 11.09.2009, të cilin e kishin marrë nga Kuvendi që kontrollohej nga Sali Berisha, në të cilin thuhej se Mediu ishte zgjedhur deputet. Prokurorët Sokol Stojani, Arqilea Koça, Kujtim Luli, Alfred Progonati dhe Arben Dollapaj, kanë thekuar se fakti se Mediu është rizgjedhur deputet nuk ndryshon asgjë, pasi ai deputet ka qenë. Prokurorët thanë se Kuvendi e ka dhënë autorizimin për ndjekjen penale të Fatmir Mediut në qershor të 2008 dhe ky autorizim nuk ka afat dhe nuk mund të bëhet i pavlefshëm.

Në datën 14 shtator 2009, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Besnik Imeraj dhe me anëtarë Evjeni Sinoimeri, Ardian Nuni, Majlinda Andrea dhe Evelina Qirjako, kanë marrë në shqyrtim pretendimet e palëve. Po atë ditë, trupi gjykues ka vendosur me shumicë votash për të mbyllur dosjen e Fatmir Mediut. Majlinda Andrea, Besnik Imeraj, Ardian Nuni dhe kanë votuar për të shpëtuar Fatmir Mediun. Sipas tyre “Për shkak se imuniteti është garanci e Kuvendit si institucion dhe jo e deputetit të tij, vazhdimi i gjykimit kundër të pandehurit do të cenonte vetë integritetin e Kuvendit, i cili është vetë ai që mund të vendosë për heqjen e këtij imuniteti mbi një kërkesë të posaçme, vetëm të organit të akuzës”. Evjeni Sinoimeri dhe Evelina Qirjako kanë votuar kundër mbylljes së dosjes. Vota e Majlinda Andrea ishte vendimtare për të shpëtuar Mediun, i cili pas 13 viteve dosjen i rihapi SPAK-u.

Tre vite më vonë, në janar të vitit 2012, Majlinda Andrea votoi pro pafajësisë së Ilir Metës në Gjykatën e Lartë. Prokuroria kërkonte dënimin e Metës me 2 vite burg për korrupsion, pas video-skandalit që i publikoi Dritan Prifti, ku Meta shfaqej me një bllok të zi në dorë, duke bërë pazare me pasuritë publike. Majlinda Andrea, Gani Dizdari, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, morën një mesazh të koduar nga Berisha disa orë para shpalljes së vendimit. Berisha u shfaq duke darkuar tek shtëpia e Metës. Kundër pafajësisë së Metës votoi vetëm Ardian Dvorani, i cili më pas nga dyshja Meta-Berisha u shpall armik i përbetuar.

Vendimi i KPK-së për Majlinda Andrean

Vendimi i KPK-së për Majlinda Andrean

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cu be, ku iku?: 06/06/2023 02:00

    Po si humbi keshtu ky i Metajve. As nam e nishan

    Përgjigju
  • Rama: 06/06/2023 00:47

    Kjo eshte afariste nuk eshte gjyqtare

    Përgjigju
  • Joni: 05/06/2023 21:28

    Hajdute që në fillesat e saj. Dhjetra ankesa i kan shkuar ministris së drejtësis qëkur kjo manipuluese ishte gjyqtare në shkallën e parë Durrës.

    Përgjigju
  • demiri: 05/06/2023 19:16

    Kjo eshte nje hajdute e ndyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Nesër sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut