Pas një mosmarrëveshj, një anglez ka hedhur nga kati i tretë i shtëpisë së tij një prostitutë nigeriane.

Ngjarja ka ndodhur në Barcelonë ku vajza pasi është hedhur nga burri në rënie të lirë nga një lartësi prej 10 metrash lartësi, falë fundit të saj i cili është kapur në një tel metalik, ka arritur të frenojë rënien.

Sipas autoritete në qoftë se rënia nuk do të ishte ngadalësuar nga teli, 27-vjeçarja do të kishte gjetur vdekjen.

Disa minuta më vonë në vendngjarje kanë ardhur zjarrëfikësit që e kanë zbritur vajzën, pasi ka qëndruar pak minuta pezull në ajër.

Ndërkohë mbi mashkullin, i cili hodhi prostitutën rëndon akuza e tentativës së vrasjes duke iu vënë prangat menjëherë pas ngjarjes.

(xh.k/shqiptarja.com)