Ka ndërruar jetë Klara Mirakaj-Merlika, e konsideruar si një nga figurat e qëndresës antikomuniste në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një reagimi Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni.

Ndregjoni e ka cilësuar Klara Mirakajn si një “ikonë të qëndresës antikomuniste” dhe një dëshmi të gjallë të krimeve të diktaturës.

Klara ishte vajza e Pashuk Bibë Mirakajt dhe bashkëshortja e Fatos Merlikës, djalit të ish-kryeministrit Mustafa Kruja.

Sipas të dhënave të bëra publike nga përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, Mirakaj-Merlika ka kaluar rreth 45 vite internim në disa nga kampet e vendit, përfshirë Tepelenën, Beratin dhe Lushnjen.

Njoftimi i plotë:

U shua një Ikone antikomuniste Klara Mirakaj-Merlika!

Këto ditë u nda nga jeta një grua ikonë e qëndresës antikomuniste, e internuar 45 vite nga diktatura komuniste, bija e luftëtarit antikomunistë Pashuk Bibë Mirakaj- nusja e djalit të Kryeministrit Shqiptar Mustafa Merlika Kruja! Ajo u internuar që fëmijë në kampet famkeqe të Tepelenës- Beratit dhe Lushnjes, shkoi vajzë e re krejt ëndrra rinore, u kthy në Tiranë e lodhur e masakruar nga torturat e sigurimit të Shtetit në 91 në Tiranë. Ajo pati një qëndrese dhe krenari përbsll masakrave të komunizmit, por gjatë diktaturës pati një gëzim u martua me Fatos Mërlikën birin e shquar të Mustafa Krujës Merlika. Familja e saj njohu burgje internime por të gjitha këto i përballoi si një Norë e Kelmendit e psmposhtur! Me ardhjen e pluralizmit ajo ishte një dëshmitare okulare për krimet e komunizmit që kishin ksluar familjet fisnike të Veriut nga regjimi gjakpirës i diktatorit të egër kriminel Enver Hoxhës. Familja, Unioni Mbarkombëtar, bashkëvuajtsit e sajë humbën një ikonë qëndrestare por një trimëreshë antikomuniste. Një dëshmitare më pak përball shoqërisë shqiptare që sundohet nga pasardhsit e diktaturës, dhe kan narrë peng demokracinë për të cilën Klara Mirakaj dhe qindra mijera Klara luftuan që ajo të i vinte Shqipërisë!

Me ndarjen nga jeta të antikomunistes, të mbijetuarës së diktaturës, bijës së familjes Mirakaj dhe bashkëshortes së fisnikut Fatos Merlika, e respektuara Klara Mirakaj- Merlika Unioni Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëtisë ju shpreh ngushllimet e sinqerta familjes Mirakaj dhe Merlika për humbjen e kësaj trimëreshe antikomuniste dhe tepër të nderuar- sakrificat dhe qëndresa ndaj krimeve të komunizmit e bëjnë të pa harrueshme për ne antikomunistat veprën e saj njerzore mbijetuese! Qoftë e parajsës dhe sakrificat e saj u bëfshin paqe për Shqipërinë!

Me respekt

Dr.Besim Ndregjoni

President i Unionit Mbarkombëtar

Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve

Politikë të Shqipërisë!