E jashtëzakonshme, dy artistë
italianë këndojnë 'Moj e bukura more'

E jashtëzakonshme, dy artistë<br />italianë këndojnë 'Moj e bukura more'
Një version i jashtëzakonshëm i këngës arbëreshe “O e Bukura More” vjen përmes interpretimit mjaft interesant të dy artistëve të njohur italianë, Lavinia Mancusi dhe Gabriele Gagliarini.

Këngëtarja italiane Mancusi është një nga zërat më interesantë të muzikës folk klasike dhe xhaz, ndërsa Gagliarini shquhet për interpretimet virtuoze të muzikës folk në instrumentet e perkursionit.
 
Artistët italianë që njihen për rekordin e shitjeve të albumeve të tyre, kanë bërë pjesë të repertorit edhe këngën e kënduar në gjuhën shqipe.

Kjo këngë ka memorizuar kujtesën 600-vjeçare të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh Dhimitër Kamarda, Moreja është vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë. Ai thekson se “Moreja është një trevë e madhe së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi”.
 
Dhimitër Kamarda jetoi në vitet 1821-1882. Ai ka sqaruar se teksti burimor popullor me ritëm tresh është i vetmi version dhe tekst origjinal i këngës “O e bukura More…” 
artistet italiane moj e bukura

artistet italiane moj e bukura

artistet italiane moj e bukura

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë