Marko Caka është një nga aktorët më të njohur shqiptarë edhe jashtë kufijve. Këto ditë festash Marko është irrituar nga luksi i tepërt që shfaqet në rrjetet sociale dhe ka reaguar me anë të një statusi kundrejt të gjithë atyre që e ndjejnë veten si VIP-a. Aktori i njohur shqiptar deklaron se e ka rrogën 4 herë më shumë se kryeministri Edi Rama, por që bën një jetë mjaft të thjeshtë.
“Une dua ta festoj keshtu..
Kam vendosur ta bojkotoj instagramin duke zvogeluar postimet e shpeshta sepse me eshte shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare(gjoja VIP) ku perreth tyre jeton vetem skamja. Mbreme ishte darka e ime e pare pas kaq kohe kohe i ftuar tek nje mik i imi ne New Jersey sepse sado qe pagen e kam sa keterfishin e kryeministrit shqiptar.
Ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo me te bredh pas darkave festive duke bere dhurata te pafund si instagramistet shqiptare. Ma keni shpifur qe nuk i hedhni syte sadopak tek njerezit perreth jush te mbledhur prane sofres te pangrene. Merry Christmas!”- shkruan ai krahas një fotoje ku shihet i ulur në një stol me një të pastrehë.