Prej dy ditësh lajmi se mes Fjolla Morinëns dhe ish-të dashurit të Morena Tarakut ka diçka më tepër sesa thjesht njohje po qarkullon prej dy ditësh në rrjet. Gjithçka nisi nga një video e publikuar nga Sasha Sobhani ku ai shihet duke kërcyer dhe duke u argëtuar me Morinën. Kjo e fundit sqaroi gjithçka duke thënë se ishin njohur rastësisht në një club dhe që kishin marrëdhënie shoqërore.
Por miliarderi iranian ka bërë një tjetër reagim duke e konsideruar Fjollën thjesht një fanse të tijën dhe duke e nxjerrë bllof.
Postim i bërë nga Sasha
"Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tagg në Instagramin tim. Ju përqafoj,"- shkruan Sobhani në gjuhën shqipe në një postim në Instastory.