E ke derën hapur biri im… ktheu!

E ke derën hapur biri im… ktheu!

Doli të luante në rrugicën e lagjes. Ajo cicëronte nga zërat tij dhe të moshatarëve.

-Mami a do më blesh një biçikletë si kjo?

-Po bir, po ktheje tani dhe eja të ikësh në shkollë.

Dhe vazhdoi edhe pak të bënte xhiro. Buzëqeshja dhe zhurmat e mbushnin rrugicën me jetë.

Ora vajti fiks për t’u nisur, por biri i bukur s’po dukej askund. Klithma dhe thirrje për ta sjell në shtëpi por askund nuk dukej koka e tij e bardhë.

Një mornicë përshkoi trupin e nënës. Vuri dorën në kraharor dhe s’e ndjente rrahjen e zemrës së të birit. Si mundet një nënë të mos e ndjejë zemërrrahjen e të birit? Dhe çastet u varën si shekuj, derisa ajo arriti në komisariat bashkë me babain e djalit.

Minuta të gjata dhe klithma.

-Gjemani birin! Birin tim!

U nisën përsëri në rrugicën e cicërimave…, askund nuk dukej rrezja e bukur e shtëpisë. Nëna e ndjente, ia ndjente zemra e vrarë se biri nuk ishte më. E ndjente Zemra prej nëne. Kërkuan kudo, kërkuan edhe në qiell edhe nën tokë, me lutje.

“Zot kthema shëndosh birin tim”

Por në vend të birit gjetën gjurmën e gjakut që preu fijet e shpresës dhe të jetës; që shuajti si një shkrepëse e djegur shpresën për ta gjetur të gjallë.

Mbi një pirg balte dhe gjethesh dukej dora e bardhë e gishtërinjtë e shtrënguar e të kërrusur në grusht. Dorë që kërkonte jetën, donte të kapej pas saj… të jetonte.

Ohhhhh ç’klithma shpirti rendën ndër ajri. Klithmat e vdekjes, kënga e qyqes e mbetur me duar në gji.

“Bir hapi sytë shiko rreth të duan të tërë, të presin të kthehesh nga shkolla të cicërosh me këngën tënde refrenin e jetës.”

Por jo, tash vaji i vdekjes po kumbon kudo. Vaji i një jete të prerë në mes.

“Te vras se me shan” e ky është realiteti jot o i Bukur, ky është realiteti i të gjithë të dobtëve dhe të vegjëlve si ti. Sepse ti ishe i vogël. E në këtë tokë të jesh i vogël dhe të jesh femër është mallkim.

Zot mbaje dorën tënde, e mos na rrëzo të tërëve ashtu siç heshtim së bashku në kulturë kolektive të pranimit në heshtje të krimit, dhunimit, përdhunimit e çdo krimi tjetër deri në marrje të jetës.

Dora jote e bardhë, kërkon shpagim dhe drejtësi.

Ju lutem në emër të jetës mos e quani sëmundje mendore diçka që s’e dënoni dot, psikën tonë kolektive të Heshtjes…

Sot nuk mund të mbaj dot pesë minuta heshtje për ty vogëlush.

Sot ti je ime bijë, bija e tjetrit dhe biri i kujtdo qe ka paaftësinë për të gjetur të paktën drejtësi… për të lejuar një njomështinë të prehet në paqe, duke vënë të paktën një herë mbi këtë tokë drejtësi.

Drejtësi për sa gra të vrara, për sa vajza të përdhosura e të dhunuara, për sa femijë të dhunuar e të lënduar… për të gjithë.

Në emër të jetës, Drejtësi!

U prefsh në paqe biri im, na fal qe s’të mbrojtëm dot. Na fal që me gjirin nënat i mësuan djemtë që dhuna bën ligjin, i dobëti dhe femra vriten, dhunohen, masakrohen!

Falna bir qe s’ditëm të ndërtojnë rregulla dhe t’ ua mësojnë të vegjëlve që rriten se “Jeta nuk merret”!

Falna bir e prehu në paqe, për ne të tjerët s’ ka paqe derisa të mos ketë drejtësi…

Me lot në sy, me ndërgjegje me danga… për bijtë që s’ditëm t’i rrisim… për shoqëri që hesht derisa vjen vdekja…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lida: 23/11/2021 21:33

    Ngjarje e dhimbshme sa s'ka dhe na ka trishtuar te gjitheve, po na i kurseni keto hartimet e tetevjecares.

    Përgjigju
  • Dukate: 21/11/2021 13:57

    Ngjarja eshte shume e rende dhe drejtesia ne keto raste duhet te behet pa tjeter dhe pa vonesë sepse te humbesh femijen e sidomos femijen e pafajshem eshte nje tragjedi qe te ndjek pas tere jeten .s'ke me as gjume as deshire per te jetuar .Une si nene po e vuaj vete pasi edhe djali im kishte te njejtin fate si Mateo u vra ne pabesi dhe u holl ne kanal pa meshire nga grupi kriminal .Po e vuaj shume humbjen por edhe drejtesine Drejtesi mizore e pa meshirmshme ndaj viktimes dhe prinderve te tij .Prokuror qe nuk njohin as Zot e as ligj .Une e humba te vetminë djal por dalngadal po humbas edhe veten time .Dhimbja me ka pushtuar dhe kembet s'po i ndjej me pasi i rash cep me cep institucioneve ligjzbatuese por ato heshtin .Sepse Pazari i gjakut tim biri paska qene i shtrejte dhe i shtrire kudo ku ka drejtesi .Kur drejtesia te vret per se dyti eshte e tmerrshme .Shpresojmë ne ndihmen e Zotit .U prehshi ne paqe engjuj Zoti u marrte hakun.????????.

    Përgjigju
    • Gerta: 22/11/2021 22:22

      ????????????????

    • QUKA ANILA: 22/11/2021 12:09

      Ta varin kafshen.

    • Aurora Verlaku: 21/11/2021 22:35

      Te varet si qen ne mes te Fierit para syve te prinderve te djalit te vogel 8 vjec , mundesisht thiken e para tja ngeli nena e djalit atij maskarai tiara presi mishin me duart e veta meriton varje nga gjuha plumbin se plumbin e ka nder vrases i poshter Klodian Calamani varjeeeeee

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri

Modeli “Benet Beci”, e vetmja rrugë për rrotacionin politik në Shqipëri