E kërkojnë shumë klube, Chelsea 'tremb' të interesuarit për Armando Brojën! Arsyeja pse Blutë s'e shesin

E kërkojnë shumë klube, Chelsea 'tremb' të interesuarit për Armando Brojën! Arsyeja pse Blutë s'e shesin

Armando Broja

Armando Broja është dëshirë e shumë klubeve në Evropë. Megjithë interesin e shtuar, Chelsea ende nuk ka vendosur ta shesë sulmuesin e Kombëtares, kjo për shkak se kërkon plot 40 milionë euro për të lënë të lirë 22-vjeçarin.

Siç raporton “Sky Sports England”, Uolverhampton, Southampton dhe Everton janë mes klubeve të Premier League që interesohen për sulmuesin shqiptar. Gjithsesi të tri klubet në fjalë, kanë nevojë që të krijojnë buxhetin e nevojshëm për të arritur që të firmosin me Brojën këtë verë.

Në fakt Evertoni i ka bërë Bluve një ofertë zyrtare prej 32 milionë eurove, ofertë që është hedhur poshtë nga Chelsea. Klubi nga Londra kërkon të jetë me një raport të qëndrueshëm sa i takon "Fair Play Financiar", andaj dëshiron të barazojë hyrjet dhe daljet nga llogaritë bankare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë