Stavros Pilios, mbrojtësi i majtë i AEK-ut të Athinës u shpall "Njeriu i Ndeshjes" në fitoren e të tijve 0-1 kundër Fiorentinës në Firenze, sfidë kjo e vlefshme për raundin e katërt në fazën e ligës së Conference League.
24-vjeçari dhuroi asistin e golit të vetëm të ndeshjes, ndërsa për të kohët e fundit ka patur interes nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Stavros Pilios është me origjinë shqiptare, por i lindur dhe rritur në Greqi, ndërsa pas ndeshjes për Cosmote Tv ka thënë se është një nder që Shqipëria ka interes për të.
"Natë magjike për ekipin tonë. Një ndeshje e shkëlqyer që na afron më shumë me 8-shen e parë. Duhet t'i fitojmë të gjitha ndeshjet për të kaluar direkt. Erdhëm me qëllimin për të bërë presion dhe për të fituar topa. I siguruam tri pikët.
![]()
Interesi i Shqipërisë? Nuk kam asgjë për të vërtetuar. E gjithë jeta ime më ka sjellë këtu. I falënderoj prindërit e mi. Nuk do të ndalem këtu. Puna vazhdon. Është një nder që kam interes nga ekipi kombëtar i Shqipërisë", tha mes të tjerash Stavros Pilios.
Një paraqitje për t'u lavdëruar edhe nga Thomas Strakosha, gardiani i AEK-ut që gjithashtu u vlerësua për pritjet, duke vijuar formën e mirë të këtij sezoni.
Komente













Nuk e duam ne kombetare,nuk ka shqiptar me emrin stavros pilios.ky qe ka nderruar emrin shet dhe ndeshjen,nuk ka me keq te nderrosh emrin dhe mbiemrim.pershembull Granit Xhaka nuk e ka ven volgang müller por e ka shqiptar edhe pse luan me zvizren.
PërgjigjuDuhet ta kete Aqif Mahmud QE te quhet shqiptar
Prinderit jane Dropullite ,minoritar Greke prandaj ky nuk ka nderuar as emer as mbiemer