Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ka shënuar golin e parë për Atalantën në sfidën kundër Genoas, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë. Në Bergamo, Beratit iu deshën vetëm 19 minuta lojë për të gjetur epërsinë.
Një krosim nga Zalewski ka bërë që Gjimshiti të përfitojë dhe me kokë nga pranë portës kaloi të tijtë në epërsi. Ky gol tregon formën e mirë të Gjimshitit, paçka se Atalanta këtë fillim sezoni e ka nisur keq, aq sa zëvendësoi trajnerin Ivan Juric me Raffaele Palladino.
Ky është goli i parë për Gjimshitin këtë sezon, në 18 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet. Fituesi i këtij çifti përballet me Juventusin në çerekfinale.
Komente










