Dy shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi akuzohen se kishin fshehur në një kishë 16 kg kokainë. Karabinierët e Monzas në vendin fqinj kanë sekuestruar sasinë e drogës, me 16 kilogramëve kokainë dhe 800 gram hashash, dhe kanë prangosur dy vëllezërit shqiptarë 43 dhe 47 vjeç.
Operacioni nisi sot në agim kur forcat ushtarake të karabinierisë, duke monitoruar lëvizjet e të dyshuarve nëpërmjet kamerave video, inkuadroi njërin nga dy vëllezërit që po dilnte nga shtëpia me një çantë shpine të madhe, e cila, u dërgua në një kishë dhe është fshehur aty.
Forcat policore pasi u futën brenda, gjetën 7 kilogramë kokainë, 542 gramë hashash dhe 21,400 euro para në çantën e lënë pak më parë. Një ditë më pas, i dyshuari u kthye në vendngjarje, ku kuptoi se ishte zbuluar dhe vendosi të arratisej duke marrë fluturimin e parë vetëm vajtje për në Shqipëri.
Karabinierët arritën ta gjurmonin në aeroportin e Malpensës, ku ai kishte kaluar check-in dhe ishte tashmë në bordin e avionit në pistë. I shoqëruar në tokë, burri u ndalua si i dyshuar për krimin dhe u transferua në burgun e Busto Arsizio në dispozicion të Prokurorisë Publike lokale. Operacionet kanë vijuar me kontrollin e shtëpisë së të arrestuarit. Kështu u gjetën edhe 280 gramë hashash të fshehur në bodrum.
Kërkimet janë shtrirë edhe në banesën e vëllait, po në Seveso. Brenda garazhit, ai kishte fshehur edhe 9 kilogramë kokainë, në një kasafortë të groposur në dysheme dhe të fshehur nga dollapët. Në përfundim të operacioneve, vëllai i dytë u arrestua. Vlerësohet se sasia e sekuestruar, ndoshta e destinuar për sheshet e trafikut të drogës në Monza della Brianza , pasi të dilte në treg, do të kishte faturuar mbi 1.500.000 euro.