E konfirmon Inzaghi, Asllani titullar në ndeshjen delikate të Interit kundër Romës

E konfirmon Inzaghi, Asllani titullar në ndeshjen delikate të Interit kundër Romës

Mesfushori shqiptar i Interit Kristjan Asllani

Kristjan Asllani do luajë të shtunën ndeshjen e parë zyrtare si titullarë me Interin. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri Simone Inzaghi në konferencën për shtyp para ndeshjes me Romën. Kjo për shkak të dëmtimit të Marcelo Brozovic, ndërsa edhe Gagliardini nuk po kalon një shqetësim.

Edhe pse kjo nuk e konfirmon 100% dyshimet janë të mëdha që kombëtarja shqiptare nën drejtimin e Edy Reja-s ta kenë lënë pushim qëllimisht mesfushorin në ndeshjen me Islandën. Ky spekulim doli fillimisht nga mediat italiane, ndërsa trajneri i Interit Simone Inzaghi konkretisht u shpreh:

Asllani – “Asllani nesër do të luajë titullar. Kam pak vështirësi. Përveç Brozoviç, tani probleme ka shfaqur edhe Galiardini dhe nuk është stërvitur në dy ditët e fundit.”

 Ndeshja ndaj Romës – “Do të jetë një ndeshje me shumë impenjim ajo ndaj Romës, e përbërë nga duele. Do të përballemi me një ekip të fortë që është rritur, me një trajner të madh si Murinjo.”

Në rrezik – “Ne trajnerët jemi gjithmonë në rrezik, në çdo ndeshje dhe çdo seancë stërvitore. Jemi disa pikë prapa, po mundohemi të punojmë më shumë dhe më mirë dhe do të shohim se çfarë do të thotë fusha e blertë. Unë kam qetësinë e duhur.”

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë