Lautaro Martinez këtë verë mund të ishte transferuar te Barcelona. Pas shumë lajmeve, spekulimeve dhe zyrtarëve të klubeve përkatëse, sëfundmi ka ardhur konfirmimi edhe nga numri 1 i Barcelonës. Presidenti i klubit ‘blaugran’ thotë se gjatë verës telefonoi presidentin e Interit për ta pyetur nëse mund të transferonte 29-vjeçarin, i cili prej 2018 luan te Interi.
“Është e gjitha e vërtetë, e doja Lautaron me çdo kusht. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe nuk donim të na ikte. Kështu që telefonova presidentin Marotta dhe ai më tha se lojtari nuk ishte në shitje.
Më pas, në çdo rast, nuk do të ishte lojtari ai që do të vendoste nëse do të largohej apo jo, sepse Interi donte ta mbante. Kështu, për respekt ndaj Beppe-s, të cilin e vlerësoj shumë, u ndalëm,”-shprehet Joan Laporta, presidenti i Barcelonës për Corsport.
Kapiteni e ka udhëhequr Interin në sezonet e fundit drejt trofeve, ndërsa peng siç e ka thënë edhe ai vetë, janë dy finalet e humbura të Champions League.










Komente
Komento