Dy muaj më parë një postim i Braçes në Instagram u bë “sebep” që të dy socialistët të grindeshin, ku Braçe akuzonte Ristanin për arrogancë në trajtimin e një problematike për qytetarët e Selitës, për një kosh plehrash pranë një kopshti për fëmijë.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Braçe tregoi një mesazh që thotë se i ka ardhur nga Ristani, ku kjo e fundit i jep kontaktin e një tjetër nënkryetari të Bashkisë.
Pas dy muajsh, Braçe ka postuar një foto në rrjetet e tij sociale ku shfaqet krah Ristanit.
Në atë foto, deputeti i PS shkruan: “Tirana. TR5. Ishte gëzim i madh, duket! Kishte edhe dëshmitarë-Lumja, adashi Erjon, Vera dhe… ZOTI!”.
Komente












