Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ka gjetur akordin dhe do rinovojë me Romën deri në verën e 2027. Janë mediet në Itali që konfirmojnë se 23-vjeçari do shtojë edhe me dy sezone marrëveshjen me klubin e Serie A. Edhe pse nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon dhe trajneri Mourinho nuk e ka në zgjedhjet e para, Kumbulla ka bindur drejtuesit dhe tanimë marrëveshja është gati.
I formuar te moshat e Hellas Verona, Kumbulla shkëlqeu në Serie A dy sezone më parë, teksa ishte Roma që pagoi 25 milionë euro në verën e 2020 për ta bërë të vetin. Me vetëm 10 ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet, Kumbulla ia ka dalë të shënojë edhe një gol në Europa League.
Lëvizja e Romës duket se është edhe një "sms" për Mourinhon, me portugezin që duhet t'i japë më shumë minuta talentit shqiptar të mbrojtjes.
Per mua rinovimi eshte me shume per te rrit sado pak vleren e kartonit,me shume mundesi Kumbulla del ne merkaton e Veres,fare mire mund te perfundoje ne ndonje skuader Angleze,e me sa di une i skadonte vitin tjeter kontrata,qe do te thoshte,parametra zero largimi!!
Përgjigju