E KRYER/ Chelsea paguan 60 milionë euro, akord total me sulmuesin e Francës

E KRYER/ Chelsea paguan 60 milionë euro, akord total me sulmuesin e Francës

Christopher Nkunku me Francën

Chelsea ka gjetur akordin dhe për 60 milionë euro ka bërë të vetin Christopher Nkunku. Marrëveshja mes Bluve dhe RB Leipzig është nënshkruar dhe sipas ekspertit të merkatos Fabrizo Romano pritet vetëm prezantimi zyrtar. Verën e 2023 Nkunku do kalojë në ishull dhe do jetë nën urdhrat e stafit të Chelsea.

Testet mjekësore janë mbyllur me sukses në fundin e shtatorit teksa pak ditë më parë janë nënshkruar edhe dokumentet zyrtare mes Leipzig, lojtarit dhe Chelsea. I dalë nga moshat e PSG, sulmuesi 25 vjeçar luajti deri në 2019 me ekipin e parë të francezëve teksa për tre vite ka shkëlqyer në sulmin e gjermanëve të Leipzig.

Me skuadrën e Bundesligës Nkunku ka kontratë deri në 2026 dhe për 60 milionë euro + bonsuet Leipzig është bindur që të lërë të lirë sulmuesin për te Chelsea. Nkunku aktualisht vuan një dëmtim në ligamentet e gjurit dhe nuk ka qenë me Francën në "Katar 2022".

Christopher Nkunku

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s