E KRYER/ Cristiano Ronaldo zgjedh ekipin e ri, kontratë deri në 2025 për portugezin

E KRYER/ Cristiano Ronaldo zgjedh ekipin e ri, kontratë deri në 2025 për portugezin

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur ekipin e ri. Në Twitter Al Arabiya konfirmon se CR7 do jetë pjesë e Al-Nassr deri në 2025. “Al-Nassr nga Arabia Saudite zyrtarisht ka kontratë me Cristiano Ronaldon për dy sezone”, thuhet nga Al Arabiya.

Burime të Al-Arabiya konfirmuan se klubi saudit Al-Nassr ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me portugezin Cristiano Ronaldo deri në verën e vitit 2025.

Karriera e Ronaldos filloi me Sporting Lisbonën, pas së cilës ai luajti për Manchester United, Real Madridin dhe Juventusin përpara se të kthehej në Manchester United për një aventurë të dytë dhe më pas të shkonte në kryeqytetin saudit, Riad.

Me Portugalinë, Ronaldo fitoi Europianin në 2016 dhe Ligën e Kombeve në 2019. Ai gjithashtu fitoi pesë tituj të Ligës së Kampionëve, përfshirë 4 me Real Madridin dhe është golashënuesi më i mirë historik i turneut.

Media arabe thekson se 37-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, nga e cila mendohet se do përfitojë rreth 200 milionë euro në vit.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tedi Blushi kërcënon Ballën dhe Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave

Tedi Blushi kërcënon Ballën dhe Veliajn: Mos provokoni se do përfundoni më keq se deputetë në Ukrainë, në kosh të plehrave