E kryer/ Marash Kumbulla kalon tek Roma për 30 mln euro, zbulohen detajet e kontratës 5-vjeçare (VIDEO)

Mbrojtësi i talentuar i Kombëtares Marash Kumbulla është lojtari i ri i Romës. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer transferimin e 20 vjeçarit në klubin kryeqytetas madje kanë zbuluar çdo detaj të mundshëm të kontratës.

Klubi tjetër kryeqytetas i Serisë A Lazio e kërkoi me ngulm gjatë gjithë verës madje ishin edhe shumë skuadra të tjera të mëdha si Interi, Juventusi apo edhe Manchester United që donin shërbimet e futbollistit të talentuar. Mediat bëjnë me dije se Marash Kumbulla ka pranuar ofertën e verdhekuqve dhe do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë 1.5 mln euro në sezon pra në total 7.5 milion euro.

Ndërkaq Verona klubi ku shqiptari doli në pah dhe shkëlqeu do të përfitojë në total 30 mln euro nga kalimi i Kumbullës tek Roma ndërsa në operacion do përfshihen edhe dy lojtarë. Kjo e mërkurë është dita ku Kumbulla zbarkon në Romë në orët e pasdites i shoqëruar nga agjenti i tij dhe do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të hedhë firmon në kontratë. Që të enjten Marash Kumbulla do të vihet nën urdhrat e trajnerit Fonseca.

Mbyllet në këtë mënyre telenovela Kumbulla me lëvizjen surprizë. Mbrojtësi transferohet tek Roma.

Përgatiti Andi Kapxhiu

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë