E KRYER/ Pritet vetëm zyrtarizimi, Amorim trajneri i ri i Man. United! Sporting përfiton 10 mln euro

E KRYER/ Pritet vetëm zyrtarizimi, Amorim trajneri i ri i Man. United! Sporting përfiton 10 mln euro

Ruben Amorim

Manchester United është gati t’ia besojë drejtimin Ruben Amorim (39 vjeç). Mediat evropiane bëjnë me dije se është arritur akordi përfundimtar mes palëve, ndërsa pritet të bëhet zyrtarizimi.

Klubi nga “Old Trafford” nuk ka pasur rrugë tjetër për të mbërritur te marrëveshja, veçse të paguante klauzolën e lirimit të trajnerit te Sporting Lisbone. Bëhet fjalë për klauzolën 10 milionë euro, e cila ishte strikte në kontratën aktuale të Amorim me luzitanët.

Verën e këtij viti ai mund të kishte marrë drejtimin e West Ham, por klubi londinez preferoi të kthehej te Lopetegui. Sipas “Daily Mail”, ky vendim nuk kishte ardhur për shkak të ndonjë problemi ekonomiko-financiar, por të dyshimeve të shprehura nga “Hammers” mbi përvojën e mëparshme të Amorim dhe mungesën e njohurive për futbollin anglez.

Një nga detajet e marrëveshjes mes Sporting dhe Manchester United ka të bëjë gjithashtu me mundësinë që Amorim t’i drejtojë edhe tri ndeshje të tjera të skuadrës aktuale (kundër Estoril dhe Braga në kampionatin portugez dhe Manchester City në Champions League).

Pra, deri në pushimin e Ligës së Kombeve, për shkak të kualifikueseve të radhës të kombëtareve, Amorim do të drejtojë Sporting Lisbona, pastaj do të transferohet në Premier League.

Ai do të marrë detyrën e re në mes të muajit nëntor në “Old Trafford”. Deri më 11 nëntor do të vazhdojë Ruud van Nistelrooy si trajner i përkohshëm i Manchester United.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?