BRITANI - Dy fermerë në Britani kanë zbuluar një mënyrë më të lehtë dhe më efikase për të siguruar të ardhura shtesë.
Paul dhe Anne Ormond, iu deshën 3 muaj për të kthyer një rulot Bedford të vitit 1974, në një dhomë hoteli, ku një natë kushton 119 euro.
Dy fermerët e blenë rulot në Ebay dhe pasi e kthyen në dhomë hoteli, e mobiluan me të gjitha kushtet e nevojshme.

Ajo përmban një dhomë gjumi dopio,një krevat tjetër më të vogël ku mund të flenë 2 mysafirë, një kolltuk si dhe mobilje antike.
Hoteli i lëvizshëm është i parkuar në fermën e çifit dhe ka një pamje mahnitëse të fshatit.
"Ne menduam se hoteli i lëvizshëm do të jetë një vend unik për të qëndruar dhe është bukur të shikosh njerëzit që përdorin tokën tonë", tha Paul.

Ai shtoi se hoteli mund të jetë i vogël, por ka mjaftueshëm vend për 4 persona.

Kurse në pjesën e jashtme, hoteli ka një vend të vogël, ku turistët mund të qetësohen duke pirë një filxhan kafe dhe të shijojnë pamjen.

(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com