Kreu i PD, Sali Berisha teksa deklaroi para gazetarëve se leku ka zhvlerësuar në Shqipëri 33 përqind euron dhe 35 përqind dollarin, për një moment harroi se çfarë kishte thënë e çfarë jo.

"E lexova atë apo se lexova, e lexova", thotë Berisha.

Më tej ai vijon me deklaratën e tij ku krahason ekonominë e Shqipërisë me atë të Serbisë.

"Në qoftë se në Serbi prodhimi industrial u rrit me 3-4 përqind në vit, në Shqipëri ka rënien më të madhe pas Ukrainës në luftë, ka rënë me 15.3 përqind", thotë ndër të tjera.


Lajmi kryesor:

I dështoi protesta kombëtare, por Berisha e pranon: PD rol të madh në bojkotin e universiteteve! Thirrjet për largimin e tij? Ndihem krenar (VIDEO)