Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë të martën (3 maj) një seancë të jashtëzakonshme, teksa konfirmohet edhe komunikimi online i Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Seanca do të nisë në orën 11:00, ndërsa Presidenti Ukrainas do t'i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë përmes një video lidhje në aplikacionin Zoom.
Zelensky pritet të flasë për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë pas sulmit rus në territorin ukrainas.
Kujtojmë se Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky telefonoi dhe kryeministrin Edi Rama më 5 mars teksa biseduan lidhur me situatën e luftës. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira. Rama ndau një pjesë të bisedës që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garantonte atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë.
Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 65-të, dhe kërcënimet verbale të Putinit janë rritur sërish. Ai paralajmëroi se "nëse vendet e treta ndërhyjnë, do të ketë një reagim të menjëhershëm dhe ngjall edhe një herë spektrin e konfliktit bërthamor.