E martuan 15-vjece me fqinjin/ Dhunohet e mitura me litar nga burri, prindërit e pranuan në familje kur vajza tentoi vetvrasjen (VIDEO)

Ai ishte fqinji, i sapo ardhur nga një qytet tjetër i Shqipërisë. Pa përkrahje, mes një mentaliteti të ndrydhur, shkak për të cilin shumë gra nuk marrin guximin për t’i thënë stop dhunës, Entela Ballo (emër i vendosur nga redaksia) nga Burreli vendosi t’i drejtohet një dere që qëndron gjithnjë e hapur. Në emisionin ’Pa gjurmë’, nëna e një vajze denoncon për herë të parë 3 vitet e torturës, me ditë e netë të tëra e pangrënë, në një familje tek e cila nuk gjeti kurrë qetësi.

’Mbeta shtatzanë në moshën 16 vjec e gjysëm. Kur e mori vesh vendosi të shkonte në Greqi. Unë isha 6 muajshe shtatzanë dhe kur u kthye në Shqipëri ishte tjetërsuar. Hynte në lokal dhe nuk dinte të vinte më, deri në orën 12 të darkës. Alkoolin e pinte por kurrë nuk kishte dalë hapur. Familja e tyre asnjëherë nuk më përkrahën. Kur lindi vajza nuk donte t’ja dinte se kishte fëmi apo jo. Kam vuajtur kaq shumë, aq sa nuk mundem t’i kujtoj momentet që kam përjetuar. Më ka tortuar për tre vite me radhë, ditë, muaj. Durova, se mendova një ditë do të ndryshonte. Mos më keq u bë edhe kur u bë baba. Për dy vite me radhë nuk u tregova prindërve. Edhe pse isha shumë e re, pa bukë kam jetuar me ditë të tëra. Nuk i tregoja as nënës, nuk e merrja dot guximin. Një ditë që kishte hyrë shumë borxh, më rrahu edhe me litar. Më ishte bërë trupi gjithë shenja. Vjehrra ishte në shtëpi dhe nuk reagonte. Pastaj shkova tek mami dhe i tregova cfarë po vuaja. As në polici nuk denoncova asnjëherë, se mendoja vetëm për babain’.

Nëna e një vajze nuk bëri kurrë celebrim, për shkak të moshës, kohë kur ai i shkatërroi fëmijërinë e saj. Ishte vetëm 18 vjece kur vendosi të hiqte dorë, për t’i shpëtuar dhunës, ndërsa tentoi të kryejë vetëvrasje. Edhe pse ata nuk pranuan që Entela të ndahej prindërit ia hapën derën, aty ku Entela ka jetuar prej 10 vitesh, që kur u nda nga bashkëshorti.

’Nuk e dija nëse në mëngjes do të zgjohesha gjallë. Prej ditës që jam ndarë deri më sot ai nuk u interesua kurrë për vajzën. Babai nuk e pranoi që unë të hiqja dorë prej tij, më thoshte duro. Unë isha thjesht një shërbëtore aty, asgjë tjetër. Ai s’ka lënë gjë pa bërë. Fëmijërinë time ma ka shkatërru. Që nga ai moment unë jam bërë gjysëm njeriu. Nuk kishte natë që të mos më shkonte gjaku në fytyrë. Asgjë nuk i kam bërë. Një ditë kishte pirë aq shumë, saqë derën e shtëpisë nuk e mbante mend. I fola dhe më ka goditur, mesa forcë kishte. Atë moment i thashë: Ta di që vdes edhe pse pa përkrahje, se të rri këtu me ty. Aq shumë isha mërzirtur saqë nuk doja më të jetoja. Ka qenë ky moment, kur kam dashur të bëj vetëvrasje, më gjeti motra ime më e vogël. Më pas prindërit më hapën derën, për të jetuar me ta. Vajza ishte 1 vjece. Më është plasur zemra. Kunetërit kanë një urrejtje ndaj vajzës sime edhe pse e kanë mbesë. Ata ndodhen afër prindërve dhe për 10 vite gjejnë konfliktin më të vogël, për ta cuar babain në rajon’.

27-vjecarja prej dy vitesh është shpërngulur në Tiranë, duke dashur t’i largohet ambjentit që i ngjall gjithnjë ankthin nga tmerret e përjetuara. Vajza 11 vjece jeton tek prindërit e saj, pasi babai i vogëlushes nuk u interesua kurrë për të. Malli për të bijën, të cilën e sheh rrallë, e përvëlon, por edhe frika për të ardhmen e saj gjithashtu. E sëmurë dhe pa përkrahje, e vetme në një qytet metropol Entela kërkon ndihmë.

’Kam dy vite që jetoj në Tiranë me qera. E bëra këtë zgjedhje pasi nuk munda dot t’i duroj më ata njerëz. Kërkova të lehtësoj edhe prindërit, të kenë vetëm gocën të paktën. Unë 220 mijë lekë marr në muaj, 120 mijë lekë paguaj qeranë. 1 herë në katër muaj shkoj shikoj gocën, se nuk kam as të paguaj biletën. Vetë jam e sëmurë, me ilace cdo muaj, ka një vit që dicka më ka dalë në dorë, shpatullën nuk e ndiej fare. Me 40 mijë lekë kaloj muajin, për dy vite me radhë. Vajza është në klasën e 6-të. Malli më merr boll, me zë gjumi duke qarë. Kushdo që të ketë mundësi, sadopak për të vënë dorën në zemër, për mua është ndihmë e madhe. Ëndrra ime është, sikur një cadër të kisha vetëm të isha afër vajzës’.                

Entela u fejua, sapo kishte mbaruar shkollën 9-vjecare. Ishin kunetërit, ata që u bënë sepeb i kësaj lidhje, me djalin që në atë kohë punonte në Greqi. Pak muaj më pas, ata e marrin në shtëpinë e tyre për një natë, pa aprovimin e të atit, për të mos e kthyer më tek shtëpia e prindërve. U detyrua të qëndronte në familjen e ish-bashkëshortit, pasi për ta ishte bërë tashmë nusja pa vellon e bardhë, jeta e së cilës u sterros mes dhunës barbare.

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/01/2021 02:45

    Ah more baba ,si i paske thene vajzes tende-/DURO !/.C'fare e kishe ? Ishte vajza juaj e dashur,apo ishte mushke ushtrie,apo skllave ?! Si pranove te lidhej aq e re ne kete bashkjetese,si pranove qe ta rrihte ky pijanec ?! Te pakten nuk e le rrugeve,si disa,kur vendosi te marre vete ne dore fatin e saj e te shpetonte nga torturat.Uroj qe dhe vajza e vogel te mos kete fatin e nenes,uroj qe te vazhdoje shkollen,se vetem shkollimi do t'a shpetoje nga mendesite anadollake te prapambetura qe akoma fatkeqesisht nxjerrin koken aty-kety ne Shqiperi !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion