E mbani mend 26 Majin e 1996?

E mbani mend 26 Majin e 1996?

Disa prej politikanëve të dhunuar më 26 maj 1996

Nuk e di pse, duke ndjekur Berishën dhe stafin e tij të Rithemelimit, tek “ankoheshin” si çdo të premte për “vjedhjen, blerjen dhe manipulimin” e zgjedhjeve të 14 Majit”, mu kujtua 26 Maji i 1996. Kushdo e kujton se si në 26 Maj 1996, në Shqipëri u bë masakra me votën, se si Berisha dhe Partia e Tij Demokratike, fituan 90 per qind të votave, se si u vodhën, blenë dhe manipulua procesi në gjithë vendin.

E kujtojmë të gjithë, se si në çdo qytet vepruan bandat dhe banditët e veshur me petkun politik nga kryetarët e degëve të PD, se si rrahën dhe presionuan votuesit e majtë dhe ata “gri”, se si morën kutitë e votimit pas mbylljes së orarit zyrtar të procesit, dhe i mbushën me fletë-votimi pro kandidatëve demokratë. Policia, SHIK-u, ushtria, madje dhe Garda e Republikës, gjithë shteti, ishte në 26 Maj 1996 në qendra dhe kuti votimi, kurse dhuna verbale dhe fizike nuk mungonte.

E kujtojmë të gjithë, se si në 28 Maj 1996, opozita doli në rrugë dhe sheshe për të protestuar me të drejtë për “fitoren e PD”, dhe dhuna nuk kurseu askënd. U rrahën kryetarë degësh të PS, deputetë, sekretarë të PS, etj. Dhuna nuk kurseu atë ditë as Edi Ramën. Xhupzinjtë e policisë, Gardës dhe ShIK-ut, e bënë për spital Edi Ramën, njeriun që kishte paralajmeruar me kohë, rrezikun që i kanosej vendit dhe shqiptarëve, pas ardhjes në pushtet të partisë së bajraktarëve.

Dhe ndodhi ajo që pritej në fakt. Por sikur të mos kishte ndodhur kjo mënxyrë, sikur të mos ishte fare prezente as protesta e fuqishme e OSBE dhe ODIHR që i shpallën zgjedhjet “të manipuluara nga dhuna dhe presioni bandave dhe strukturave policvore”, Berisha do ta thellonte skandalin zgjedhor edhe në Tetor të po atij viti, duke vjedhur zgjedhjet për bashkitë dhe komunat. Shqipëria u zhyt në diktaturë. Vendi po shkonte drejt një diktature të re, me emrin e koduar “demokraci”, që kishte lidhje fare me bëmat e Berishës dhe shpurës tij.

Sot pas afro 27 vitesh nga ajo dhunë dhe vjedhje votash, Berisha vazhdon të “ankohet dhe protestojë për vjedhje votash”, edhe pse ka humbur me mbi 1 milion vota në 2013, edhe pse ka vazhduar të humbasë edhe 5 palë zgjedhje të tjera pas tyre. Edhe “Libri i zi i zgjedhjeve”, që kreu i Rithemelimit ka botuar dhe po e propogandon me të madhe, nuk është asgjë më shumë se, tendenca e tij për ta mbajtur sërish PD nën tutelën e një mentaliteti të vjetëruar politik se “ne gjithmonë na vidhen zgjedhjet nga Rama”.

Aktualisht Partia Demokratike e ndarë në 3 apo 4 grupime rivale, gjendet sot në ditët e saj më të këqija. Ankesat e një grupimi të saj si Rithemelimi, lidhur me “vjedhje votash”, mbeten zëra të veçuara që as OSBE dhe ODIHR, nuk po i merr më seriozisht. Të pretendosh se “po më vidhen votat në çdo palë zgjedhje”, kur kundërshtari yt politik, fiton me mbi 400 mijë vota shtesë, atëhere duhet ta kthesh gishtin nga vetja.

Mungesa e politikave dhe programeve serioze qeverisëse, (apo dhe e shkuara e tyre politike) si alternativë për shqiptarët, ndoshta mbetet shkaku kryesor i mosbesimit që shprehin çdo palë zgjedhje shumica e votuesve në Shqipëri. Duke parë akoma si alternativë progresiste qeverisjen e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, apo dhe arritjet e deritanishme, mendoj se Rithemelimit do ti duhen edhe nja 4-5 mandate të tjera për të arritur deri tek “fitorja e pushtetit”. Deri atëhere…

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë