‘E mbanim si vajzë’ Babi i Alban Skënderajt tregon çfarë nuk dinim për kantautorin

‘E mbanim si vajzë’ Babi i Alban Skënderajt tregon çfarë nuk dinim për kantautorin

Ai është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare. Ka qenë babi i kantautorit ai që ka zbuluar disa të pathëna për Alban Skënderaj. I ftuar në ‘Soiree’ Qerim Skënderaj ka treguar se pas lindjes së dy djemve ata dëshironin të kishin një vajzë, por edhe fëmija i tyre i tretë ishte djalë, pra Albani.

Babai i tij ka treguar se për një kohë i rrisnin flokët dhe e mbanin Albanin si vajzë. Edhe fëmija i tyre i katërt, doli djalë. Dëshirën për të patur vajzë në familje u plotësua me ardhjen e vogëlushes Ameli.

‘Albani ka një të mirë që ka qenë gjithmonë koherent. Gjithçka e ka bërë në kohë. Edhe shkollën e ka bërë në kohë, patentën e ka marrë në kohë, të dashurën e ka gjetur në kohë. Edhe vajzën e ka bërë në kohë”, ka treguar më tej babi i Albanit.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë