'E mbyllim tregun siç e hapim!' Bie fuqia blerëse në Vlorë e Kukës, qytetarët: Fukarallëku nuk ka lekë

Edhe pse jemi në prag të Vitit të Ri ku tregjet e fruta-perimeve priten të kenë shitje të mëdha ky fundvit e ka gjetur të zbrazët tregun në Vlorë. Tregtarët ankohen se këtë vit është ulur fuqia blerëse krahasuar me vitet e tjera edhe pse çmimet nuk kanë ndryshuar.

“S’ka punë fare, hapet malli e mbyllim njësoj. Këtë vit ka rënë fare-fare. Është shumë dobët, njerëzit e kanë braktisur kanë ikur. Çmimet janë të lira. Nuk jam dalim vetëm për të marrë bukën. Edhe çmimet janë të ulëta dhe situata sa vjen dhe po rëndohet”, thanë tregtarët në Vlorë.

Konsumatorët nga ana tjetër, thonë se çmimet në treg nuk janë të shtrenjta, por gjendja e ulët ekonomike i ka detyruar që të mos blejnë shumë.

“Çmimet janë shumë mirë dhe nuk ka asnjë ndryshim nga dy javë më parë. Por s’kemi bukë të hamë. Ekonomia nuk është aq e mirë aq e përshtatshme”, thanë qytetarët.

Gjeli i Detit është gatimi tradicional i familjeve Shqiptare për Vitin e Ri por fermerët thonë që këtë vit edhe kërkesa për gjela deti ka qenë e ulët. Në Vlorë 1 kg mish gjeli kushton 600-650 lekë.

“Po vuajmë shumë, çmimi sot për sot është shumë i ulët 600-650 lekë për kilogram. Blerjet kanë qenë shumë të pakta”, thotë fermeri në Vlorë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Kukësit. Qytetarët thonë se çmimet në prag të festës së Vitit të Ri nuk kanë ndryshuar, ndërsa tregtarët  tregojnë së fuqia blerëse ka rënë.

“Në treg kam dalë, çmimet nuk ka ndryshuar, po fukarallëku nuk ka lekë se çmimet mirë janë s’kanë ndryshuar. Lekë nuk ka se nuk janë rritur rrogat, nuk janë rritur pensionet”, tha një qytetar.

“Populli nuk ka ku shkon më i varfër, të gjitha çmimet vetëm ngrihen këtë vit akoma jo por të shohim”, tha një qytetare.

“Nuk ka lek hiç, çmimet janë të ulëta por nuk ka blerje sepse populli nuk ka lekë”, tha një tregtar në Kukës.

Por pavarësisht se nuk ka rritje të çmimeve këtë vit tryeza e Vitit të Ri në familjet kuksiane do të kushtojë më pak se vitet e kaluara. Kjo për shkak të gjendjes së ulët ekonomike dhe numrit të lartë të papunësisë.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 27/12/2019 22:45

    Tregtarët e Vlorës janë kromashër nuk mbaj mënd ndonjë vit që të kenë thënë jemi të kënaqur, janë dhjarër të pangopur e thonë kg e kaposhit të detit 650 lekë kg pa ju dridhur qerpiku kur dihet sa është një. Pension dhe një rrogë mesatare ne Shqipëri. Në Gjermani ku unë jetoj kg kaposhit dhe e Rosës është 5.5 euro kg super të freskëta dhe të shijshme sepse dhe kontrollet e kualitetit janë shumë të forta dhe për mos të haruar që rroga minimale është 1400 euro, tani flisni ju kush ka te drejtë populli që sja del dot apo këta a bastardët që nuk kënaqen kurrën e kurrës...

    Përgjigju
  • Vlore: 27/12/2019 18:45

    Mos te genjejne shume se vetem ne dt 24 mishi qingjit nga 850l/kg e cuan ne 1000l/kg ndaj mos shkruani per te mbushur faqen por investigoni si duhet cmimet ne treg e pastaj qani hallin se ska lek e fuqi blerese per keta bastard tregtare

    Përgjigju
  • tani: 27/12/2019 18:24

    Ka lek per pushime sa te duash.Per 9 muaj sipas B.SH. shqiptaret kan harxhuar per fryme 1.2miliard euro(kur popullsia mendohet 2.8miljon banor) asht 428 euro apo 500dollar.Statistikat jane baza e vertetesis,ndersa llafet jane llafe ne ndihme te politikaneve.Ne nje vend me plot restorante e ku drekohet apo darkojne familjaret vazhdimisht ne fund te javes e qe nga mjesi deri ne darke pret rradhen te darkosh apo drekosh e te flasesh per varferi dicka e cuditeshme.Pa tjeter si ne cdo vend tjeter te botes ka te varfer edhe te tille ka edhe ne Shqiperi.Per nje emigrant qe mezori 1here ne muaj drekohet apo darkojne familjarisht ne restorant eshte nje gje e cuditeshme!!!!

    Përgjigju
  • Shqip: 27/12/2019 17:33

    Po edi rama nuk shikon te hapi vende pune po vetem si ti fusi njerzit ne burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja