E morën në makinë, por u vodhi çantën me euro kosovarëve, prangoset gardiani i burgut të Fushë Krujës

E morën në makinë, por u vodhi çantën me euro kosovarëve, prangoset gardiani i burgut të Fushë Krujës

Foto ilustruese

Arrestohet nga policia një gardian i burgut të Fushë Krujës. Ai është Sokol Pjetërgjoka 45 vjec, ndërsa është prangosur në vendin e punës pas denoncimit të dy shqiptarëve nga Kosova.

Pjetërgjoka me origjinë nga Tropoja ditën e djeshme ka udhëtuar nga Vora për në Fushë Krujë në një makinë me dy shqiptarë nga Kosova, ndërsa në momentin që ka zbritur, sipas denoncimit u ka marrë një çantë brenda së cilës ndodheshin 800 euro dhe disa dokumente.

Në momentin që shqiptarët nga Kosova kanë konstatuar mungesën e çantës dhe dokumenteve janë kthyer duke bërë denoncimin.

Policia e ka mbajtur nën vëzhgim gardianin, ndërsa sot ndërhyri duke e prangosur. Pas kontrollit çanta me shumën e eurove dhe dokumentet iu gjetën në kasetën e sendeve personale në burgun e Fushë Krujës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 19/10/2018 21:56

    Bajgë!

    Përgjigju
  • Kafsh: 19/10/2018 18:15

    Tropoje.(lekbibas).

    Përgjigju
  • Sifi: 19/10/2018 18:02

    Pabesi dhe turp . Njeri pa shpirt dhe pa moral . Te moren kosovaret ne makine ,me te ndihmuar dhe ti i vjedh ? O zot cfar kafshe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë