Jurgen Karaj, 30 vjeç, nga fshati Fullqet, Klos, dyshohet se u mor nga rrjedha e përroit të Darsit më 10 janar pas aksidentit të ndodhur në 10 janar të këtij viti.
Kërkimet janë zhvilluar pa ndërprerje për 26 ditë rresht në shtratin e lumit dhe zonat përreth, por ende nuk ka ndonjë shenjë që të çojë në gjetjen e tij.
Në kërkime janë angazhuar: Batalioni i Tretë i Repartit të Këmbësorisë Burrel, forca policore dhe ushtarake shqiptare, familjarë, struktura të ndryshme lokale, dhe një ekip i specializuar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Forcat nga Kosova kanë përdorur edhe dronë nënujorë te Liqeni i Ulzës, për të kontrolluar zonat më të thella, por deri më sot nuk është gjetur as gjurmë e Jurgen Karajt.
Sot, për të inspektuar aksionin e kërkimit ishin dhe dy minsistrat e Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci.
Ministri Vengu tha gjatë fjalës së tij për mediat se është gjetur karta e identitetit të babait të të ndjerit, ç’ka mund të jetë një shenjë e mirë për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.
Po ashtu Vengu theksoi se operacioni për gjetjen e trupit të tij nuk do të ndalet deri në arritjen e qëllimit.
“Jemi në ditën e 27-të të operacionit të kërkim shpëtimit, që nga sinjalizimi në orët e para të mëngjesit të datës 10 janar, shtetasi Jurgen Karaj u sinjalizua si pasojë e një aksidenti të rënies së automjetit në lumin Mat, u sinjalizua si i zhdukur. Që nga data 27 ne patëm komunikim me homologun Maqedonci, që na bashkohet sot, dua ta falënderoj. Janë përqendruar 82 forca në këto momente dhe mjete teknologjike. Është gjetur karta e identitetit të babait të të ndjerit. Është operacion i vështirë. Nuk do ta reshtim operacionin.", theksoi Vengu.
Komente









