E motra e kërkon prej vitesh, 'Pa gjurmë' gjen shqiptaren e birësuar në Itali në moshën 7-vjeçare: Pse më duan?

Historia e dashurisë që lindi disa vite më parë mes një sarandioti  dhe vajzës nga i njëjti qytet Sovjetës erdhi në emisionin "Pa gjurmë" në kërkim të vajzës me emrin Jeta sot 44 vjeç. Këtë histori e solli në studio motra nga babai i Sovjetës, ajo ishte në kërkim të motrës nga babai. Kjo histori dashurie e rrëfyer ishte e paragjykuar për shkak se Sovjeta ishte me ngjyrë. Duke e thyer këtë lloj diskriminimi racor në motra Ilda erdhi në kërkim të Jetës në përmbushje të amanetit që la gjyshi. Motra nga babai kërkon të takohet pas afro 28 vitesh nga lindja me motrën e saj, me të cilën fati i ka ndarë prej shume vitesh për shkak të kushtëzimit të rrethana që jeta u mori ndër vite.

Sovjeta Ibrahimi ishte gruaja që solli në jetë Jetën, vajzën e saj më 22 prill të vitit 1991. Ajo mbeti vajza nga një lidhje jashtë martesore mes dy sarandiotëve. Vajza në këto kushte transferohet drejt shtëpisë së fëmijës Vlorë ndërsa , mamaja e saj Sovjeta kaloi vite të vështira.

Ironia e fatit bëri që sot Ilda, vajza e sarandiotit të jetë në kërkim të motrës së saj nga babai, me emrin e njohur si Jeta,  pasi babai i dy vajzave u nda nga kjo jetë më një peng në zemer duke lënë një amanet, për kërkimin e bijës së tij që kishte ardhur në jetë nga kjo lidhje jashtë martesore me gruan me emrin Sovjeta.

Në studion e "Pa Gjurmë" këtë histori me peng në zemër vendosi ta tregojë e motra Ilda e cila, i bëri thirrje kësaj të fundit se nëse është gjallë t'i kontaktojë pasi është e mirëpritur të bashkohet me familjen e saj.

 "Më 22 prill të 1991 vjen në jetë motra Sovjeta.  Në rradhë të parë ajo të jetë gjallë. Motra ime  lindur në 22 prill 1991  në Sarandë.  Kam ardhur të kërkoj motrën timedhe të çoj në vend amanetin e babait tim , për t'u njohur me gjakun tim. Ne e mësuam se kishim një motër nga Babai. Ajo ka qenë në shtëpinë e fëmijë në Vlorë dhe më pas është birësuar në 1998-ën është birësuar në Itali.  Në atë vit që është birësuar vajza babai im ka qenë i sëmuarë. Sovjeta është nëna e motrës nga babai. Unë kam ardhur sot e vendosur për të gjetur motrën time",  u shpreh Ilda në kërkim të motrës nga babai. 


Ndërkohë, gazetarja Odeta Dume, gjatë mbrëmjes së sotme në emision ka dhënë lajmin e mirë pasi stafi i emisionit pas kërkimesh të gjata ka arritur të vendoset në kontakt me vajzën e humbur.  Përgjatë emisionit u shfaqën edhe fotot ku prezantohet jeta e saj ndër vite , kur ajo ishte e vogël ,e cila aktualisht jeton në Itali. Emri i saj, i vërtetë nuk është më Jeta Ibrahimi, ajo quhet Rita.  Përmes një lidhje telefonike ajo është shprehur se kujton gjithçka , që nga momenti kur është larguar se ishte birësuar nga një familje në Itali se ishte në dijeni që kishte ardhur në jetë nga një lidhje jashtë martese.  Ajo ka drejtuar një pyetje, pse e kërkojnë sot.

Ajo është shprehur për moderatoren Odeta Dume se për momentin nuk është gati të takojë familjen e saj biolgjike, pasi ende nuk ndjehet e përgatitur psikologjikisht për  të bërë këtë përballje.

Ndërkohë, motra e saj Ilda është shprehur mjaft e lumtur dhe emocionuar për gjetjen e motrës së saj. Ndërsa theksoi se ndihet mjaft krenare për të. Ajo shpreson që një ditë ta njohë nga afër motrën e saj prej vitesh te humbur dhe që një ditë të kthehet në gjirin e familjes, pasi dera për të do të jetë gjithnjë e hapur e ajo do të jetë gjithnjë e mikpritur në familjen e tyre.

Dua që ajo të dijë që ka një motër dhe dy vëllezër . Dhe ne kemi prej kaq vitesh që e kërkojmë por nuk kemi arritur ta gjejmë dot. Duam vetëm ta njohim , ta dija se ajo ka një motër e vëlla. Është e mikpritur të vijë në familjen e saj. Por ta dijë se duhet të ndihet krenare që ka një familje shqiptare, që e pret dhe do të bashkohet. Është vendimi i saj nëse do të takohet me familjen e saj ose jo.

Ilda, motra e Jetës

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Stela: 06/02/2019 10:10

    O redaksia, me google translate e keni shkruar artikullin? Nuk kuptohet asgje, pa pika, pa presje, nje rremuje emrash, trajtash e rasash, mjere gazetaria qe nuk di te shkruaje/transkiptoje nje interviste te thjeshte. Kush eshte Jeta, Sovjeta, kush eshte motra kush eshte bija?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen