E ngarkuara me punë e SHBA takim me Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, vlerësojmë rolin tuaj në avancimin e paqes rajon

E ngarkuara me punë e SHBA takim me Ramën: Mbështetje të palëkundur për Shqipërinë, vlerësojmë rolin tuaj në avancimin e paqes rajon

Kryeministri Edi Rama dhe Nancy VanHorn

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të ngarkurën me punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn. Ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë që ka ndarë detaje nga biseda mes kreut të qeverisë dhe Nancy VanHorn.

VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si dy partnerë strategjikë. VanHorn po ashtu vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon, duke theksuar se ka rol kryesor në avancimin e paqes dhe prosperitetit.

“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn, u takua sot me kryeministrin Edi Rama për të festuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes kombeve tona si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjikë. Znj. VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Qeverisë së SHBA për rolin e Shqipërisë në avancimin e paqes dhe prosperitetit në të gjithë rajonin”, njofton ambasada.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn, ka marrë detyrën më 5 gusht. Diplomatja amerikane zëvendëson në këtë detyrë David Wisner, i cili përfundoi misionin e tij në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama takim me Nancy VanHorn

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarjet e fundit në vend ju shqetësojnë për nivelin e sigurisë?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Ish i dënuar në Francë për bastisje, kapet duke vjedhur një market në kryeqytet

Tiranë/ Ish i dënuar në Francë për bastisje, kapet duke vjedhur një market në kryeqytet