E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shqipëri, Nancy VanHorn, ka takuar në zyrën e tij Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK, Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH, Joni Keta.

Po ashtu, VanHorn ka takuar edhe ish-kreun Altin Dumani, dhe prokurorë të tjerë të SPAK.

Në postimin e Ambasadës Amerikane thuhet se gjatë takimit me Brahon edhe Ketën, Vanhorn ka theksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK Klodjan Braho, dhe Kreun e BKH Joni Keta për rolet e tyre të reja drejtuese, duke ritheksuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të narkotikëve. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio: “Ne do të përballemi me kartelet e drogës kudo që ndodhen dhe kudo që veprojnë kundër interesave të Shteteve të Bashkuara. Detyrimi kryesor i presidentit është të sigurojë interesin kombëtar dhe sigurinë kombëtare të popullit tonë.” Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër krimit ndërkombëtar.