Shumë përdorues të rrjetit social Twitter kanë ngatërruar vdekjen e legjendës së futbollit Maradonna me këngëtaren Madonna.

Gjatë ditës së djeshme, shumë persona kanë postuar në profilet e tyre mesazhe ngushëllimi me foton e këngëtares amerikane duke përhapur dhe shumë debat.

Ndërsa nga ana e saj, këngëtarja nuk ka reaguar mbi këto postime dhe komente mbi "vdekjen" e saj.

Diego Maradona ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.