E njihni misterin e Pyllit të Sodës? Ja pse duket si vend jashtëtokësor/FOTO

E njihni misterin e Pyllit të Sodës? Ja pse duket si vend jashtëtokësor/FOTO

Foto e shkrepur në Pyllin e Sodës

Keni qenë ndonjëherë në Pyllin e Sodës ne Vlorë? Keni parë pamjen e dendur e të jashtëzakonshme të tij? Pishat e ngjeshura e rrënjët që kane ngritur terrenin, i japin një pamje misterioze, sikur nuk jemi në këtë planet.

Por e gjitha kjo e ka një shpjegim: Pylli i Sodës është rezultat i një projekti pyllëzimi që ka nisur që në kohën e Diktaturës. Por si çdo pyllëzim që kryhet nga dora njerëzore, pemët kërkojnë kujdes të veçantë. Pyllëzimi duhet ndjekur për të hequr pemët e tepërta e të sëmura e për t’i lënë vend pemëve më të forta.

Por pas viteve ‘90 ky pyll u la pas dore dhe asnjë seleksionim shkencor nuk u realizua në të, duke bërë që pemët e ngjeshura të luftojnë për ekzistencë me njëra-tjetrën ashtu si dhe rrënjët nën to.

Sot Pylli i Sodës mund të jetë një atmosferë unike për një turizëm të veçantë: pista biçikletash, lokale në respekt të mjedisit, mund të krijojnë një atraksion turistik e shërbim për qytetarët e zonës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës