Një pjesëtar i komunitetit Rom, ka keqtrajtuar dhe më pas plagosur rëndë një pjesëtar tjetër të këtij komuniteti, pasi ai e kishte tallur dhe ofenduar rëndë, duke i thënë “Magjyp” ose Egjiptian.
Për këtë fjalë Ndue Prekaj ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në pjesën e kokës, të cilën gjatë sherrit e ka çarë në bordurën e trotuarit ku shiste cigare si ambulator, pranë Ministrisë së Integrimit.
I dëmtuari Ndue Prekaj, ka rënë në koma për një muaj, ku ka qëndruar i shtruar në spitalin Ushtarak, por pasi është zgjuar kujtesa e tij është përmirësuar, duke i treguar policisë se personi që e kishte qëlluar duke i sjellë plagosjen e rëndë, quhej Famir Hysenaj.
Ky i fundit pak ditë më parë u dënua nga gjykata e Tiranës me 10 muaj burg, për akuzën e “Plagosjes së rëndë në gjendje të tronditjes së fortë psiqike”.
Të dëmtuarit kujtesa e trurit i ka ardhur një muaj më pas,ku para oficerëve ka shpjeguar se, ka përmirësime të memories së tij dhe se atë e ka goditur me levë hekuri një person me emrin “Fatmir” që e ka njohur dhe më parë, me të cilin ka bërë shaka duke i thënë: “…Sa t’u paska bërë barku…”.
Në këtë rast policia gjyqesore i ka shtruar të dëmtuarit pyetjen në se ishte i sigurt se e kishte goditur shtetasi me emrin “Fatmir” dhe cila ishte arsyeja e goditjes nga ana e tij.
I dëmtuari është përgjigjur se ishte i sigurt që e kishte goditur Fatmiri, ndërsa për arsyen e goditjes nuk ishte i sigurt, në se e kishte goditur për t’i marrë sendet që tregtonte sepse disa sende i mungonin, apo për problemin e zënies me të.
Përfundimisht ai kësaj pyetje i është përgjigjur: “…Kur të gjendet personi e të pyetet ndoshta mund ta gjejme se çfarë problemi ka pasur…”.
Ndërkohë në datën 25 maj 2016, policia gjyqësore ka identifikuar personin e mësipërm, i dyshuar si personi i cili ka goditur të dëmtuarin Ndue Prekaj dhe ky ishte i pandehuri Fatmir Hysenaj.
Ky person fillimisht është marrë në pyetje si deklarues nga ana e policisë gjyqësore dhe ka shpjeguar se ishte ai autori i goditjes së të dëmtuarit.
Ai ka sqaruar se, me të dëmtuarin ka patur shoqëri dhe diten e ngjarjes, duke qenë të dy në tavolinë, ai e kishte provokuar dhe fyer, duke i thënë se, kush është “zhyp” shkurtimi i fjalës “magjyp”.
I pandehuri ka shpjeguar se “zhyp” i themi egjiptianit. I dëmtuari i ka thënë të kishte kujdes se “zhyp” ishte edhe ai. Në vijim, sipas të pandehurit, i dëmtuari ka përsëritur fjalët e mësipërme.
Në këto kushte i pandehuri Fatmir është çuar nga tavolina dhe është larguar. Rreth orës 21:30 të asaj dite, autori ka kaluar përsëri në atë zonë, duke mbledhur kanaçe në kazanët e hedhurinave, por nuk i ka folur të dëmtuarit por, i dëmtuari Ndue Prekaj, i ka folur vetë, duke i thënë: “..Hajde pak këtu!”.
Ishte një thirrje e ashpër, shpjegon i pandehuri. Ky i fundit i ka thënë se përse e kishte fyer kur ata kishin shoqëri me njeri-tjetrin. I dëmtuari i ka thënë se unë nuk rri pa të bërë diçka ty dhe ato fjalë që të thashë t’i them prapë dhe e ka fyer rëndë nga njerëzit e shtëpisë.
“…Mua, shpjegon autori, në këto momente më janë errur sytë nga ofendimi (fyerja) që vazhdonte të më bënte shtetasi Ndue dhe i kam rënë me grusht dy-tre herë në pjesën e fytyrës.
Nga goditjet shtetasi Ndue u rrëzua në tokë, me fytyrë lart dhe me kokën në trotuar. I pandehuri ka parë që të dëmtuarit Ndue Prekaj, i ka rënë të fikët, prandaj i ka kapur kokën per ta ndihmuar dhe e ka ngritur në një karrige dhe ka thirrur një kamarier të lokalit “Padam”.
Kur aty kishte ardhur kamarieri autori është larguar, pasi, sipas tij, ishte shumë i mërzitur…”.Ndërkohë pas përmirësimit të gjëndjes së Ndue Prekaj, i pandehuri Fatmir Hysenaj ka treguar se i dëmtuari Ndue Prekaj, e kishte takuar vetë në rrugë dhe kishte thënë se:”… më ke çuar në spital për një muaj dhe pa të çuar në polici nuk të lë…”. Autori nuk i është përgjigjur, duke mos i thënë asnjë fjalë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com