Boksieri shqiptar, Roberto Bakaj ka marrë fitoren e nëntë në po kaq ndeshje të zhvilluara në karrierë. Në duelin e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, boksieri kuqezi ka hedhur në tapet kundërshtarin e tij, Istvar Kiss (Ajubi).
"Knock-out" nga 28-vjeçari, që merr një fitore të rëndësishme në boksin profesionist. Shqiptari dominoi takimin duke treguar cilësitë në këtë disiplinë. 'Hakmarrje' e ëmbël nga Bakaj, që gjatë peshimit u kap për fyti me kundërshtarin.
Ajubi e kapi për fyti Bakaj-n gjatë peshimit të shtunë, duke e ofenduar për prejardhjen e tij shqiptare. Pas fitores, Bakaj nuk ngurroi te vendoste plisin mbi kokë, teksa flamuri kuqezi ishte në ring.
-
Ty te lumt se po ben punen tende po kjo ndeshje ishte komplet fallco,mos u tall me njerzit qe te duan due te respektojn!
Përgjigju





Komente
Komento