RUSI- Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Një Hovercraft i marinës ushtarake ruse ka zbarkuar në mes të plazhit të mbushur plot me pushues.
 
Një video amatorë e regjistruar nga një prej pushuesve që ndodheshin në plazh në momentin e ngjarjes, ka pushtuar mediat e gjithë botë. Nga filmimet duket qartë, momenti kur një Hovercraft i makinës luftarake të Rusisë papritur zbarkon në plazh, duke habitur jo vetëm pushuesit që ndodheshin aty, por edhe të gjithë ata që kanë ndjekur videon dhe kanë dëgjuar lajmin.

Ankorimi i anijes luftarake ruse në breg të detit ngjan si nje video-montazh, pasi asnjë prej pushuesve nuk vrapon për t'i hapur rrugën hovercraft-it  i cili lëviz drejt plazhit, pikerisht aty ku numri i pushuesve është i madh.
 
Ende nuk ka një deklaratë zyrtare për këtë zbarkim spektakolar të hovercraft-it, megjithatë një gjë është e sigurt, se ky zbarkim i çuditshëm “u bë lajmi i parë në të gjithë botën”.