E pabesueshme: Çim Peka premton imunitet për bandat kriminale nëse fiton Sali Berisha/ VIDEO-DOKUMENT

Sondazhet dhe analizat po nxjerrin çdo ditë e më shumë Partinë Demokratike të Sali Berishës si forcë humbëse në zgjedhjet e 11 majit, dhe kjo po tmerron familjen Berisha dhe median e saj familjare. Gati për çdo kompromis, vetëm për t’u rikthyer në pushtet, Berisha ka vënë në zbatim një strategji të re elektorale përmes zëdhënësit të tij familjar, Çim Peka. Në një editorial të transmetuar mbrëmë në Syri.tv, Çim Peka arriti kulmin e skandalit duke premtuar imunitet për bandat kriminale në rast se fiton Sali Berisha. Një mesazh me kod që Çim Peka e ka kamufluar kështu, por që u paraqit me entuziazëm nga Syri.net: "Çim Peka ka bërë një deklaratë epike për 'çunat' e krimit në të gjithë Shqipërinë që janë pjesë e ‘batalionit’ të vjedhjes së votave në Rilindje."

Ja editoriali i Çim Pekës:

"Për çunat e Durrësit, çunat e Shkodrës, çunat e Elbasanit, çunat e Fierit, çunat e Vlorës, për çunat e Dubait (...). Keni një gjë parasysh. Edi Rama po negocion, para apo pas zgjedhjeve. Nuk ka SPAK që ju fal dhe ju mbyll dosjet, thjesht po negociohet koha. Rama ju do pas zgjedhjeve sepse para zgjedhjeve i duheni për të bërë atë që bëtë në 2023 dhe 2021. Vetëm se duhet të bëni një analizë fare të thjeshtë. Në qoftë se Rama nuk është kryeministër, prozhektorët drejtohen mbi të dhe ndoshta radha juaj vjen ose nuk vjen. Por nëse ju e bëni prapë Ramën kryeministër, prozhektorët janë mbi ju. Ju do bëni burg për Ramën, ai do vazhdojë të vjedhë sërish."

Nuk ka nevojë për shumë imagjinatë për të interpretuar këtë mesazh të pabesueshëm, që megjithatë kthehet edhe në një bumerang politik. Nëse Edi Rama mbetet kryeministër, thotë Çim Peka, bandat kriminale do të vazhdojnë të goditen dhe arrestohen, ndërsa nëse fiton Sali Berisha, drejtësia e tij do të merret me Ramën dhe nuk do të ketë kohë për t’u marrë me krimin e organizuar. Është një mesazh delirant apo nje supergafë, sepse sido që të interpretohet, konfirmon planet kriminale të shpallura tashmë nga Sali Berisha në rast fitoreje: të çmontojë SPAK-un dhe të rikthejë drejtësinë nën kontrollin e tij, për të përdorur prokuroritë dhe gjykatat për të goditur kundërshtarët politikë, ndërsa krimit të organizuar t’i japë dorë të lirë dhe imunitet.

Në praktikë, Berisha dëshiron të hapë një pazar me bandat: votoni për mua dhe askush nuk do t’iu prekë. Kush e di nëse SPAK-u dhe Prokuroria, të cilat kanë krijuar një task-forcë të posaçme, do të merren me këto mesazhe të lëshuara në prag të fushatës elektorale.

xy/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tedi: 28/03/2025 14:16

    urojme qe zgjedhhet te jene te lira dhe te ndershme , dhe ne rast se do ndodhi ndonje krim nga bandat qe permend Peka pergjeghesia eshte e Spakut qe do monitoroj keto zgjedhje

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 27/03/2025 18:48

    Eshte mesazh I qarte, eshte thirrje per aktivizimin e banda e kriminale ne fushates, eshte shprehje e bashkepunimit te vazhdueshem te PD me banda e krimit. Eshte domosdoshmeri goditja e krimit, Duke filluar nga kryekrimineli Sali Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

 Trump thotë se marrëveshja për shitjen e TikTok te një kompani amerikane do të arrihet para të shtunës

Trump thotë se marrëveshja për shitjen e TikTok te një kompani amerikane do të arrihet para të shtunës