E pabesueshme, në Çeki nëna e vdekur prej 117 ditësh lind një fëmijë të shëndetshëm

E pabesueshme, në Çeki nëna e vdekur prej 117 ditësh lind një fëmijë të shëndetshëm

Një lindje e pabesueshme.

Një vajzë e vogël, ka lindur nga vullneti i mjekëve të spitalit të Universitetit Brno në Republikën Czecheke.

Nëna e saj, një vajzë 27-vjeçare, vdiq 117 ditë më parë. Mjekët kanë mbajtur ‘gjallë’ funksionet e saj jetësore dhe kanë arritur të lindin fëmijën që është mirë.

Në fakt ka rreth njëzet lindje të tilla në botë, por këtë herë është koha më e gjatë dhe pesha më e madhe e fëmijës (mbi dy kg), që e bëjnë rastin të duhurin për 'Nobel'.

Nëna ishte në javën e gjashtëmbëdhjetë të shtatëzanisë, kur u gjet pa vetëdije në shtëpi dhe u transportua me helikopter për në spital. Pavarësisht se po atë ditë fryma e 27 vjeçares u ‘shua’, mjekët e klinikës së Anestezisë dhe kujdesit intensiv në Spitalin Universitar Brno dhe në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Masaryk së bashku me gjinekologët, bënë çmos për të stabilizuar funksionet jetësore të pacientes dhe kështu arritën të mbronin fetusin e nënës.

Trajtimi kompleks i ringjalljes afatgjatë, i cili përfshinte monitorim të thelluar të funksionit të zemrës, mushkërive dhe veshkave, bëri të mundur lindjen plot shëndet të fëmijës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja