E pabesueshme/ Shërohet nga tumori me mjekime popullore, burri rrëfen kalvarin e vuajtjeve dhe besimin tek doktor Ylli Merja: Më shpëtoi jetën, është Zoti për mua

Dukej e paimagjinueshme që të shënohej një histori suksesi me kura natyrale kundër sëmundjeve që deri më tani janë cilësuar si tepër të rënda e të rrezikshme për shëndetin.

 Por kjo është historia e jashtëzakonshme e Ferdinand Ranxhës nga Elbasani, i cili prej 20 vitesh jeton në Greqi. Kalvari i vuajtjeve të tij filloj në 2013 kur u përball me sëmundjen e rëndë, tumor në mushkëri.

Në një rrëfim në emisionin Rreze Dielli Ferdinandi dhe bashkëshortja Roza tregojnë për herë të parë këtë episod të dhimbshëm të jetës së tyre  , javët që kaloi në koma dhe si u zhduk tumori përfundimisht vetëm me mjekimet natyrale të doktor Yllit, falë të cilit ai tashmë i  është kthyer jetës normale.

“Quhem Ferdiand Ranxha nga Elbasani, prej vitesh jetoj në Greqi prej 20 vitesh. Kalvari i vuajtjeve të mija ka filluar që në verë të 2013 që u shfaqën simptomat e para të sëmundjes.Fillova me analizat në Greqi, bëra skaner dhe kjo nxorri që kisha një tumor pastaj u bë ndërhyrja e para në dhejtor të 2013, kam bërë kimio një muaj rresht. Pas dy vjetësh kam bërë ndëryrjen e dytë në 2017. Por u rëndua prap gjendja, vajtja dy herë në spital aty ku jetoja pastaj vajtëm në Athinë. Në 1 prill u futa në reanimacion, më vunë oksigjen, rash në koma” u shpreh z. Ferdinand gjatë rrëfimit të kalvarit të vuajtjeve me sëmundjen e rëndë.

Sëmundja shpërtheu vrullshëm dhe pas dy operacioneve ai vazhdonte të ishte në gjendje kritike, duke humbur kështu çdo shpresë për një shërim të mundshëm.

“Pastaj na cuan në reanimacion dhe doktori më tha do presësh deri sa të mbarojë operacioni dhe të kthejmë përgjigje, u futëm në orën 9 të darkës deri në orën 2 prisja vetëm. Më pas del doktori dhe tha që çdo ditë do vish në orën 11:00, gjysëm ore për takim. Gjendja është shumë e rëndë, sa kalamaj ke, i them dy. Thuaji fëmijëve që babi juaj nuk vjen në shtëpi. Pastaj gjendja u përkeqësua sërish dhe doktorët më thanë që të plotësoja një formularë, që ti hapnin një brimë në fyt sepse pa të nuk bëhet. Firmosa letrat, gjendja vazhdonte të përkeqësohej” u shpreh e shoqja z. Roza Ranxha e cila i qëndroi pranë në çdo moment.

Por rastësisht familjarëve iu rekomandua që të këshilloheshin me mjekun popullor Ylli Merja.

“Më merr motra Fredit dhe më thotë që kemi dëgjuar një doktorë në Tiranë që shëron sëmundjet e këqija. Dhe merret vesh ajo me të dhe  me thotë që është një ilaç, do gjejmë një njeri që ta sjellim. Unë e mbaja ilaçin në çantë , u futa brenda pa u ndjerë, mbushja dorën me ilacin, i hiqja çarçafin dhe e lyeja, aty 3-4 ditë filloi të reagonte trupi më ndryshe.

 

Avash avash filloi të zgjohej ndërsa doktoresha më thotë me çfarë e lyen se ka një aromë shumë të fortë si bërxollë me rigon. Dhe i them ky është një vaj nga kisha që kam marr unë dhe krem që mos i hapet lëkura.

Por edhe vet Ferdinandi kishte besim tek kura natyrale e doktor Ylli Merjes:

“Me cfarë më lyen më tha se më duket sikur më bën më keq, i them kam gjetur një doktorë që do të shërojë dhe kishte besim shumë dhe tek unë dhe tek doktori dhe që ja arritëm qëllimit” rrëfen bashëshortja Roza.  

“Doktori një pasdite kap skanerin dhe i kishte vënë në tavolinë, të parën dhe të dytën dhe tha si ka mundësi dhe unë rrija në cep të dhomës dhe po e shikoja dhe tha që do vazhdojmë të bëjmë dhe të tretën që të jem I sigurtë prapë dhe mbas një dite apo dy skaneri doli po prap mirë I dha dorën dhe I tha urime ja dole”. 

Nga ajo sëmundje që mund t’i merrte jetën tashmë ka mbetur vetëm një kujtim. 

 

SHENIM I REDAKSISE: Cdo i semure ka vecorite e tij, ndaj per raste te semundjeve te renda sic eshte kanceri, duhet gjithnje keshillimi me mjeket. Ky artikkul nuk mund te perdoret per te sygjeruar nje terapi.

 

MC/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 20/09/2021 00:20

    Thuaj faleminderit zotit, nese eshte sic serviret lajmi pra nese esht i sakt. Per te qen te sinqert sot qe flasim nuk mund te them se kanceri esht i pa sherushem por thjesht industria farmaceutike nuk ka interes qe kura e kancerit te gjendet sepse do kete nje humbje kolosale. Ndersa ky zoteria qe shet bime ben gabim te madh qe perdor “njohuri” qe realisht sjan njohuri por tallje me popullin per arsye tregtie. Nje e afermja ime para 2 vitesh vajti tek dyqani beri nje “kontroll” dhe i dha 100 e ca euro bime qe mezi i mori me vete ne itali dhe i provoi dhe asnjera nuk rezultoi e duhura, dhe pasi e kuptoi ter kte mashtrim, nderpreu kuren dhe vajti tek doktorri dhe terapia qe kish ndjekur ishte totalisht e gabuar dhe si kishte bere asnje efekt.

    Përgjigju
  • Korabi: 14/09/2021 17:50

    Jane broçkulla te paguara nuk ka mundesi kancer I mushkrise 8 vjet.keto jane me ba palle me vehten dhe jeten.kullotni me yllin se do sherohi....

    Përgjigju
  • lol: 14/09/2021 07:03

    ndhodh ne raste shum te rralla qe trupi lufton tumorin ne castet e fundit dhe ja del

    Përgjigju
  • tao: 14/09/2021 04:21

    falendero Zotin ... se ai te shpetoi...

    Përgjigju
  • hoxha: 13/09/2021 13:29

    Po ca flisni Mo Amon ca ky mbush ca gje bimesh ne mal dhe i mer ne qaf se shumica heqin mjekimet dhe vazhdojn me kto

    Përgjigju
  • FALEMINDERIT!: 13/09/2021 12:51

    O I Madhi Ylli Merja. Krishi I Madh të ndihmoftë në jetë të jetëve Ty dhe të gjithë të dashurit e Tu. Je i pakrahasueshëm. ZOTI I MADH të ka dërguar tek ne për të shpëtuar njerëzimin. Je një formë Mesianizmi. FALEMINDERIT!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan