Foto: Ermal Nufi në Ungrej të Lezhës

Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka shkuar në Ungrej të Lezhës pas zjarrit të rënë në këtë zonë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi shprehet se rreziku për banesat është shmangur, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Bashkë me Nufin në zonë ndodhet edhe kryetari i bashkise Lezhë Pjerin Ndreu, deputetin Admir Kadeli dhe prefekti Taulant Malshi.

“Në terren nga Njësia Administrative Ungrej, Lezhë, së bashku me Kryetarin Pjerin Ndreu, Deputetin Admir Kadeli, Prefektin Taulant Malshi, ku përveç forcave bashkiake, vullnetare e të shërbimit pyjor, janë përfshirë edhe 1 helikopter i Forcës Ajrore, 132 forca ushtarake së bashku me 7 mjete, 3 automjete zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca nga Forcat e Armatosura.

Deri tani rreziku për banesat është shmangur, ndërsa Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin e pandërprerë në operacionin e shuarjes së zjarrit në Ungrej”, shkruan Nufi në faqen zyrtare në Facebook.


Lajmi kryesor:

Zjarre në Pukë, Shkodër dhe Lezhë, digjen qindra ha pyje! Droni ‘kap’ 2 piromanë, ministri Lamallari: Ndëshkim për shkelësit (VIDEO)