Familja me 9 anëtarë në fshatin Gjonomadh të Korçës jeton mes varfërisë dhe mjerimit. Të gjithë anëtarët jetojnë me pensionin e babait dhe kempin e mbesës së sëmurë, ndërsa mbërritja e Covid 19 në këtë familje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka pllakosur edhe më tej varfërinë. 9 anëtarët e kësaj familje, midis tyre edhe 3 fëmijë të vegjël, apelojnë me ndihmë. I vetmi që punonte në këtë shtëpi ishte djali 27-vjeçar, por që me situatën e koronavirusit ka mbetur pa punë.
"Jeta jonë sidomos pas situatës që u mbyllëm brenda nga koronavirusi është shumë e vështirë, pasi unë jam i vetmi që mund të dalë për punë ku mund të nxjerr diçka për familjen time. Nëna është e sëmurë nga zemra, babai nuk shikon kurse vëllezërit e mi janë analfabetë. Kjo situatë jetesën tonë e ka çuar në minus kemi marrë fund. Dhe për të gatuar duhet t'i bëj unë se nëna s'ka mundësi", tha 27-vjeçari
Por sikur varfëria të mos mjaftonte disa nga anëtaret e familjes kanë edhe probleme shëndetësore, nusja e shtëpisë dhe fëmija i porsalindur ndodhen në spitalin e Tiranës. Ndërsa në lidhje me higjienën për të ruajtur veten edhe uji në këtë familje mungon.
E megjithatë ai heq kafshatën e bukës dhe bën ofertën në telefon për t'iu gjendur pranë mbesës e cila tani mëson online.
"Nuk dua të mbetet analfabete, është e pafajshme e bëj ofertën që ajo të mësojë. Nga pensioni i babait unë bëj ofertën sepse nuk dua që nipi dhe mbesa të ngelin analfabetë, por kam arritur në një pikë që nuk mundem më", tha 27 vjeçari
Ata nuk kanë asnjë ndihmë edhe në këto ditë të vështira ku mundësitë për të siguruar të ardhura janë zero. Mirandi i është dorëzuar fatit të keq dhe i pafuqishëm së bashku me nënën e sëmurë në shtrat përmes mikrofonit të Report Tv ata apelojnë për ndihmë .
"Jemi 9 veta në shtëpi, e sëmurë jam, burri nuk shikon, pa shtëpi jam, kam nevojë për një shtëpi, më ndihmoni", tha nëna e Mirandit
Mjerimi duket në çdo cep të shtëpisë, në tavolinën e boshatisur, në shtretërit e sajuar, në dritaret me plastmasë, dyert e shkatërruara, dysheme e kalbur dhe mure që dita ditës po rrënohen. Kush dëshiron të kontribuojë për këtë familje e cila nuk ka asnjë të ardhur të kontaktojë në nr e tel:0699456927.
Njerzite po kerkojn gjan ma limentare.kapitalizmi po dyshtone.
Përgjigju