E paguan t'i 'vjedhë'
të dashurin, ajo e bën vërtet
Një 27 vjeçare angleze ka mbetur tërësisht e zhgënjyer nga i dashuri i saj, por edhe ka krijuar situatën perfekte për shprehjen ‘ia bëri vetes’.
BRISTOL, UK - Një 27 vjeçare angleze ka mbetur tërësisht e zhgënjyer nga i dashuri i saj, por edhe ka krijuar situatën perfekte për shprehjen ‘ia bëri vetes’. Samantha Phipps (në foto) kishte disa dyshime për të dashurin e saj, pas një mesazhi të gjetur në celularin e tij. Pa e bërë të gjatë ajo u lidh me një agjenci dhe pagoi 200 paund që partneri i saj të vihej në provë. Agjencia, e quajtur ‘Miss karremi’, sajonte një takim rastësor mes vazjave të agjencisë dhe partnerit që duhej testuar, për të parë sa shpejt do binte brenda viktima përballë joshjes nga vajza e agjencisë.
Kështu që , në një pub në Bristol, partneri i Samantës, Jack, u takua ‘rastësisht’ me një nga vajzat bukuroshe të agjencisë. Plani funksionoi menjëherë, vajza-karrem i tregoi Samantës se si ishte puthur me të dashurin e saj dhe se në cilin hotel e kishin lënë takimin e rradhës.
Mirëpo historia nuk mbaroi me kaq, Jack nuk u pa fare në shtëpi atë fundjavë, kërkesave të Samantës ai iu përgjigj me mesazhin ‘kam ikur dhe nuk do kthehem më’. Krejt e dëshpëruar, Samanta shkoi në hotelin ku Jack duhej të ishte me vajzën e agjencisë, por nuk i gjeti atje. Më pas, për të mbytur dëshpërimin (sipas metodës angleze) ajo hyri në një pub ku pa Jane (vajzën e agjencisë) me të dashurin e saj.
“U zemërova shumë, tregon Samanta, i derdha asaj pijen sipër dhe ajo nisi të qante”. Jane e la punën e saj në agjenci, ndërsa Jack është shprehur shumë i kënaqur që e gjitha kjo ndodhi sepse ai ndjehet krejt në harmoni me vajzën që njohu falë xhelozisë së ish-të dashurës.
(ep/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.7%
Vota total: 2445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën
30 Qershor, 17:13
-
Prodhimi i rakisë në mënyrë artizanale, organizohet për herë të parë festa në Gjirokastër! jo vetëm burrat por edhe gratë
30 Qershor, 17:04
-
Euro 2024/ Anglia dhe Sllovakia për historinë, formacionet zyrtare në ndeshjen e 1/8 në 'Schalke Arena'
30 Qershor, 17:01
-
Greqia përballet me zjarre, ditën e djeshme shpërthyen 40 vatra në mbarë vendin
30 Qershor, 16:52
-
7 të vdekur dhe 31 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Reperi ‘Putinist’ Kanye West pritet te mbajë koncert në Moskë
30 Qershor, 16:51
-
Çmenduri në Formula 1, Verstappen dhe Norris nxjerrin jashtë njëri-tjetrin! Triumfon Russell, Ferrari në podium
30 Qershor, 16:41
-
Vlorë/ Zjarr në Radhimë, flakët djegin një sipërfaqe me shkurre dhe barishte pranë njësive akomoduese
30 Qershor, 16:40
-
VIDEO/ Panik dhe frikë në Gjermani - Danimarkë, forcat speciale arrestuan tifozin e maskuar në çatinë e 'Iduna Park'
30 Qershor, 16:30
-
Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate
30 Qershor, 16:21
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Eliminimi nga Euro 2024, Gravina konfirmon Spallettin në krye të Italisë: Ne nuk do e braktisim projektin
30 Qershor, 16:14
-
Pheniani: Aleanca mes SHBA, Koresë së Jugut dhe Japonisë 'variant aziatik i NATO-s'
30 Qershor, 16:11