Bashkimi Europian do të rishikojë politikën e zgjerimit, për t’u përgatitur për pranimin e vendeve të reja anëtare. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha në Tiranë se do të shqyrtohen politikat dhe buxheti i Unionit, ndërsa për vendet kandidate që kanë bërë më shumë përparim, mes tyre Shqipëria, do të hartohen udhërrëfyes që do të përcaktojnë çfarë mbetet për t’u bërë dhe afatet përkatëse.

Von der Leyen: Ju po përgatiteni në Shqipëri, por edhe ne po përgatitemi pasi zgjerimi eshte një proces me dy kahe. Pra, edhe BE duhet të jetë gati që të mirëpres anëtarët e rinj dhe për këtë arsye javën e ardhshme ne do të paraqesim rishikimet e politikave tona të zgjerimit. Që do të thotë ne do shqyrtojmë institucionet tona, politikat tona, do shikojmë dhe buxhetin tonë për t’u siguruar që Bashkimi ynë Europian është gati për t’u zgjeruar, për të mirëpritur anëtarët e tjerë, anëtarët e rinj. Gjithashtu, ne do të përcaktojmë dhe ato që quhen udhërrëfyese që sigurojnë pikërisht që vlerat demokratike që qëndrojnë në thelb të BE dhe sundimi i ligjit të vazhdojnë sepse angazhimet e ndërmarra për anëtarësimin do duhet të vazhdojnë të respektohen edhe pasi një vend të jetë bërë shtet anëtar.

Ju përdorët atë shprehje që “procesi anëtarësimit do të vazhdojë të bazohet te merita” por natyrisht i bazuar në merita nuk do të thotë domosdoshmërisht një proces i ngadaltë e në veçanti në realitetin e sotëm gjeopolitik prandaj ne do përcaktojmë këto udhërrëfyes për vendet kandidate që kanë bërë përparim më të madh. Shqipëria sigurisht është ndër këto vende, këta udhërrëfyes do ta shndërrojnë rrugën drejt anëtarësimit në hapa konkret. Ne do sqarojmë çfarë mbetet për t’u bërë deri ne ç‘date, në ç’kohë dhe çdo të vijë më pas.

Ju folët për paketën e zgjerimit që do të diskutohet javën e ardhshme, por kjo paketë parashikon kufizime të disa të drejtave për anëtarët që do ti bashkohen rishtaz unionit. Është ky një mekanizëm për t’i mundësuar përshpejtimin e hyrjes në Bashkimin Europian vendeve kandidate? Apo është një mekanizëm që në një farë mënyre i diskriminon duke mos i dhënë të drejta të plota me anëtarët që tashmë janë në tryezën e Bashkimit Europian?

Von der Leyen: Ne po vazhdojmë të punojmë për atë paketë, kështu që nuk mund të hyjë në hollësi. Megjithatë, ajo që mund të them është që ne do të shikojmë se si traktatet e ardhshme të anëtarësimit do të përpilohen dhe informacion shumë i rëndësishëm për ju është që traktatet e mëparshme për ish vende kandidate që tashmë janë shtete anëtare kanë patur disa masa sigurie pra, që të ekzistojnë këto lloj masash. Kjo është gjë e mirë që ne i dimë dhe do të shikojmë pra se si këto traktate anëtarësimi në të ardhmen do të kenë disa masa të tilla, sepse siç e thashë, pra ato angazhime që ndërmerren gjatë procesit të anëtarësimit duhet të vijojnë edhe pasi një shtet të jetë bërë shtet anëtar. Pra do të vazhdojmë të punojmë për këtë projekt, por do të vazhdojmë edhe të flasim për të në të ardhmen.


Lajmi kryesor:

Arresti i Hysenit/ Rama: Kush tradhton, të përballet me drejtësinë, reforma s'ndalet! Von der Leyen: Hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, provë se sistemi funksionon