BERLIN - Rindfl eischetikettier ungsüberwa chun gsaufgab enüber tragungsge setz, fjala me të cilën gjermanët i referohen ligjit për monitorimin e cilësisë së mishit nuk ekziston më, kjo sepse ishte shumë e vështirë dhe shumë e lodhshme për t'u shqiptuar.
Ajo ka 63 gërma dhe ekspertët thonë se është fjala më e gjatë që gjuha gjermane ka. Gjermanishtja është e mbushur me fjalë super të gjata, shumica e të cilave shkojnë duke u shkurtuar gradualisht kur shqiptimi i tyre bëhet një mision i pamundur. Kjo ndodh shpesh, pasi gjermanët u shtojnë prapashtesa (por edhe fjalë të tjera), fjalëve ekzistuese.
Eksperti i gjuhësisë, Anatol Stefanowitsch nga Univesiteti i Lirë i Berlinit thotë se edhe pse fjala nuk ishte përfshirë në fjalor, ajo është më e gjata dhe më autentikja në gjuhën gjermane. Aktualisht fjala më e gjatë në fjalor është me 36 shkronja “Kraftfahrzeug-Haftpflichtversicherung” dhe ka të bëjë me sigurimin e mjeteve motorike.
Fjalori i Oxfordit është ai që ia kalon atij gjerman, pasi ka një fjalë me 45 shkronja, “pneumonoultramicroscopicsilicovolcanoconiosis”, që nënkupton një sëmundje mushkërish që shkaktohet nga thithja e një sasie të madhe hiri dhe pluhuri.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)












