Militantët e Partisë Demokratike që këtë mëngjes kanë bllokuar dy akset hyrëse të qytetit të Shkodrës, tek Ura e Bahçallëkut për të penguar kryeministrin Edi Rama për të kryer aktivitetin "Bashkia që duam" në këtë qytet. Por në një akt të paprecedentë ata kanë bllokuar edhe një autoambulancë që do kalonte në rrugë. Fillimisht, militantët i kanë bërë me shenjë ambulancës që të kalojë, por edhe kjo "ftesë" ishte e pamundur të realizohej, pasi mbështetësit e PD-së e kishin bllokuar rrugën me disa goma të cilave i vunë flakën. Por përpos kësaj, në momentin që kanë evidentuar se autoambulanca ishte pa të sëmurë brenda, militantët e kanë bllokuar duke e kthyer mbrapsht.
Militantët e drejtuar nga ish-deputetët Flamur Noka dhe Bardha Spahia, u bënë "mjekë" duke vendosur ata se kur duhet dhe kur nuk duhet një ambulancë të kalojë.
Në fakt, edhe pse ishte pa të sëmurë, ambulanca, për vetë shërbimin që kryen në raste emergjente të qytetarëve që kanë nevojë, duket të jetë e dislokuar pranë spitalit, në gatishmëri për tju përgjigjur urgjencave.
Edhe ditën e djeshme opozita joparlamentare mbajti protestë kundër qeverisë, që më shumë se sa godet kryeministrin Edi Rama që ata kërkojnë të rrëzojnë, i bën dëm vetëm qytetarëve të cilët mbetën të bllokuar për më shumë se 1 orë në rrugë. Kjo pasi, opozita, PD, LSI dhe aleatët, ju rikthyen skenareve të bllokimit të akseve kryesore qe lidhin veriun e jugun me kryeqytetin. Njëjtë edhe sot në SHkodër. Për t'i bllokuar rrugën kreut të qeverisë, militantët partiakë bllokuan misionin e ambulancës në shërbim të pacientëve në nevojë për kujdes emergjent mjekësor.
Lajmi kryesor:
E paprecedentë në Shkodër, militantët e PD i bllokojnë ambulancën. Rama: Fajin ua kanë udhëheqësit e verbër (VIDEO)
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7775
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turi me diasporën/ 'Diversantët' e Berishës 'të infiltruar' në takim! Rama: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana! Po motivohen protesta kundër qeverisë
24 Nëntor, 13:55
-
Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)
24 Nëntor, 12:59
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
'Të rezistojmë, të ngremë krye', Salianji letër nga burgu, kërkon drejtësi për Martin Canin: Asgjë nuk vjen vetë! Aq më keq po t’ia lësh në dorë kryeministrit
23 Nëntor, 17:59
-
Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota! Ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim
23 Nëntor, 15:44
-
Dumani ‘indiferent’, Blushi e sulmon sërish: SPAK po i garanton imunitetin qeverisë e bandave! Arrestimi i Metës banditesk
23 Nëntor, 14:43
-
Zgjedhjet 2025/ Bardhi: Betejë për jetë a vdekje! Në Kuvend, gratë deputete shpesh herë më shumë luftarake se burrat
23 Nëntor, 14:08
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49