E paprecedentë, zgjedhjet për Universitetin e Shkodrës ende pa fitues zyrtar, dështon sërish mbledhja e Komisionit Zgjedhor

Ishte parashikuar që mbledhja e radhës ku do të shpallej edhe tabela zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve për Rektor të Universitetit të Shkodrës, të mbahej në orën 18:00, por ka dështuar sërish.

Vetëm 2 anëtarë të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ) i janë drejtuar godinës së rektoratit, por janë përballur me derën e mbyllur, ndërkohë që në orën 15:30 ishin njohur me një kërkesë për shtyrje nga kryetari i komisionit.

Kandidati fitues i zgjedhjeve, Tonin Gjuraj, ka qenë prezent ndërkohë që para mediave e ka cilësuar si të paprecedentë një situatë të tillë duke lënë Universitetin e Shkodrës, të vetmin në rang vendi që nuk ka një rezultat zyrtar të zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Kandidati fitues i këtyre zgjedhjeve është shprehur se do ti drejtohet organeve ligjzbatuese për zgjidhjen e këtji ngërçi artificial të krijuar ndërkohë që shifrat tashmë janë të qarta dhe ngelet vetëm në vullnetin e anëtarëve të KIZ që të shpallin rezultatin dhe të certifikojnë fituesin.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)