E para afrikano-amerikane zëvendëspresidente e SHBA-ve, Harris: Jam Gruaja e parë por jo e fundit në Shtëpinë e Bardhë

E para  afrikano-amerikane zëvendëspresidente e SHBA-ve, Harris: Jam Gruaja e parë por jo e fundit në Shtëpinë e Bardhë

Kamala Harris

1604844204_tttttt.jpg

Është gruaja e parë zëvendës-presidente në historinë e SHBA, mishërimi i një ëndrre amerikane të bërë realitet, Kamala Harris, e cila së bashku me presidentin e ri do të drejtojnë një nga shtetet më të fuqishme në botë.

Pas një viti i cili ka qenë i shoqëruar nga protesta të shumta racore, ajo do të jetë gjithashtu nënkryetarja e parë me ngjyrë dhe e para aziatiko-amerikane kur të marrë detyrën.

Në fjalën e saj, Harris nuk harroi të falënderojë nënën e saj të ndjerë, një emigrante indiane në SHBA dhe brezave të tjerë të grave të zeza, aziatike, të bardha, Latine dhe vendase që krijuan rrugën për të arritur në këtë moment.

"Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, por nuk do të jem e fundit", shtoi ajo.

Duke reflektuar në lidhje me fushatën elektorale, ajo u tha zgjedhësve se në këtë kohë Amerika, qytetarët kishin fituar.

"Në fletët e votimit në këto zgjedhje ishte vetëdemokracia, vetë shpirti i Amerikës  ishte në rrezik dhe ju i dhatë një fillim të ri Amerikës. Ju zgjodhët shpresën dhe unitetin, mirësjelljen, shkencën dhe po të vërtetën - zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Dhe rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por Amerika është gati, dhe po kështu jemi edhe unë dhe Joe“.

Në fjalët e saj të hapjes, Harris me një veshje të bardhë që simbolizon të drejtën e votës së grave në Amerikë. Një grua e cila me vendosmërinë dhe guximin e saj, arriti të thyente të gjitha paragjykimet dhe të bëhëj modeli insipirues për të gjitha gratë në mbarë botën. Harris nisi karrierën e saj si Kryeprokurore, e para me ngjyrë sërish në historinë e vendit.  Duke fituar zëvëndëspresidencën, ajo do të jetë shumë afër drejtimit të SHBA, që mund t’i shërbejë si një trampolinë për t'u zgjedhur edhe ajo presidente në një të arrdhme jo të largët.

 


Lajmi kryesor:

Trump s'pranon humbjen: Fituam zgjedhjet me 71 milionë vota të ligjshme, vëzhguesit s'u lejuan gjatë numërimit! Biden në fjalimin e fitores: Koha të rikthejmë shpirtin e Amerikës


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik