Trump s'pranon humbjen: Fituam zgjedhjet me 71 milionë vota të ligjshme, vëzhguesit s'u lejuan gjatë numërimit! Biden në fjalimin e fitores: Koha të rikthejmë shpirtin e Amerikës

Ndonëse Joe Biden është shpallur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, ku me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, mori një total prej 290 votash elektorale, nga 270 që i nevojiteshin për të marrë Shtëpinë e Bardhë, nga ana tjetër ka ardhur reagimi i Donald Trump, i cili nuk e pranon humbjen dhe vijon akuzat se janë vjedhur votat.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump, shkruan se ka fituar zgjedhjet, sipas tij, duke marrë 71 milionë vota të ligjshme. Ai shton se vëzhguesit nuk janë lejuar në dhomat e numërimit, ku thekson se kjo s'ka ndodhur kurrë më parë. Ndërkaq thotë se miliona vletë-votime u janë dërguar njerëzve që s'i kanë kërkuar dhe se sipas tij janë vjedhur vota elektorale.

"71,000,000 Vota të ligjshme. Shifra më e lartë për një president. Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. Fituam zgjedhjet, mora 71 71,000,000 vota të ligjshme. Gjërat kanë ndodhur pasi vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë", ka thënë Trump.

Presidenti, i cili ka kaluar ditë duke u përpjekur të minojë rezultatet e zgjedhjeve me akuza të pavërtetuara, u zotua të shtunën se do të vazhdojë përpara me një strategji ligjore që shpreson të rrëzojë rezultatet që i dhanë Biden fitoren në votimin e së martës.

Pasi Joe Biden shpalli fitoren e tij ndaj Donald Trump, ai iu drejtua kombit për herë të parë që kur zgjedhjet ishin në favor të tij të shtunën duke thënë: 'Populli na ka dhënë një fitore të qartë'. Presidenti i ri 77-vjeçar u ngjit në skenën në Wilmington, Delaware pasi u prezantua nga Kamala Harris, nënkryetarja e tij, për t'u brohoritur nga një turmë që ishte futur për ta dëgjuar atë. Në fjalimin e fitores ai tha se është koha të rikthejë shpirtin e Amerikën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:02
Zgjedhjet në Amerikë/ George W. Bush uron Biden: Trump të pranojë rezultatin

George W. Bush ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa kërkoi nga Donald Trump që të pranojë rezultatin.

"Sapo fola me Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.  Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden të jetë një njeri i mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë. Pavarësisht se si keni votuar, vota juaj është numëruar. Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet si duhet. Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta, rezultati ishte i qartë”, ka thënë Bush.

Ora 19:51
Donald Trump nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve, ja çfarë e këshillon Melania Trump

Zonja e parë Melania Trump është e mendimit që Donald Trump duhet të pranojë humbjen. Një burim i ka konfirmuar CNN se ajo e ka këshilluar bashkëshortin e saj që të mos pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve. ndërkohë më herët edhe dhëndri i tij, Jared Kushner e ka këshilluar të njëjtën gjë.

Ora 18:03
Avokati i Trump: Do e provoj në gjykatë manipulimin votave

Donald Trump ka paralajmëruar se të hënë do të nisë betejën ligjore dhe për këtë avokati i tij, Rudy Giuliani ka thënë se ka prova të forta se janë vjedhur zgjedhjet.

 “Natën e zgjedhjeve kryesimi prej 800,000 votash i Donald Trump u zhduk nga qindra mijëra posta në fletët e votimit të numëruara pa ndonjë vëzhgues republikan. Pse u përjashtuan republikanët. Unë do e provoj në gjykatë manipulimin votave”, shtoi Giuliani.

Ora 15:00
E para afrikano-amerikane zëvendëspresidente e SHBA-ve, Harris: Jam Gruaja e parë por jo e fundit në Shtëpinë e Bardhë

1604844204_tttttt.jpg

Është gruaja e parë zëvendës-presidente në historinë e SHBA, mishërimi i një ëndrre amerikane të bërë realitet, Kamala Harris, e cila së bashku me presidentin e ri do të drejtojnë një nga shtetet më të fuqishme në botë.

Pas një viti i cili ka qenë i shoqëruar nga protesta të shumta racore, ajo do të jetë gjithashtu nënkryetarja e parë me ngjyrë dhe e para aziatiko-amerikane kur të marrë detyrën.

Në fjalën e saj, Harris nuk harroi të falënderojë nënën e saj të ndjerë, një emigrante indiane në SHBA dhe brezave të tjerë të grave të zeza, aziatike, të bardha, Latine dhe vendase që krijuan rrugën për të arritur në këtë moment.

"Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, por nuk do të jem e fundit", shtoi ajo.

Duke reflektuar në lidhje me fushatën elektorale, ajo u tha zgjedhësve se në këtë kohë Amerika, qytetarët kishin fituar.

"Në fletët e votimit në këto zgjedhje ishte vetëdemokracia, vetë shpirti i Amerikës  ishte në rrezik dhe ju i dhatë një fillim të ri Amerikës. Ju zgjodhët shpresën dhe unitetin, mirësjelljen, shkencën dhe po të vërtetën - zgjodhët Joe Biden si presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Dhe rruga përpara nuk do të jetë e lehtë, por Amerika është gati, dhe po kështu jemi edhe unë dhe Joe“.

Në fjalët e saj të hapjes, Harris me një veshje të bardhë që simbolizon të drejtën e votës së grave në Amerikë. Një grua e cila me vendosmërinë dhe guximin e saj, arriti të thyente të gjitha paragjykimet dhe të bëhëj modeli insipirues për të gjitha gratë në mbarë botën. Harris nisi karrierën e saj si Kryeprokurore, e para me ngjyrë sërish në historinë e vendit.  Duke fituar zëvëndëspresidencën, ajo do të jetë shumë afër drejtimit të SHBA, që mund t’i shërbejë si një trampolinë për t'u zgjedhur edhe ajo presidente në një të arrdhme jo të largët.

 

Ora 08:01
Biden mban fjalimin e fitores dhe u bën thirrje republikanëve: Është koha të bashkohemi! Le t'i japim njëri-tjetrit një shans

Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje (rreh orës 3 të mëgjesit me kohën shqiptare) fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë, ku bëri thirrje për bashkim të kombit.

Biden iu drejtua atyre me frymën e kompromisit, duke kërkuar që mbështetësit e presidentit Donald Trump t'i jepnin një shans si dhe duke u bërë thirrje të gjithë amerikanëve të kthejnë faqen nga ajo që ai e përshkroi si një "epokë të zymtë të demonizimit".

"Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse", tha Biden përpara mbështetësve që ishin mbledhur pë r të festuar.

Pasi u ngjit në skenë me një maskë të vënë, Biden përsëriti premtimin e tij se ai do të kërkonte të bashkonte e jo të ndante, dhe se e kishte kërkuar këtë post për të rikthyer shpirtin e Amerikës.

"Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë. President qe nuk sheh shtete të kuqe dhe shtete blu, por vetëm Shtete të Bashkuara. Unë e kërkova këtë post për të rikthyer shpirtin e Amerikës dhe për ta bërë Amerikën të respektuar përsëri në botë”, shtoi  ai.

Ndonëse nuk e përmendi rivalin e tij, Biden iu drejtua 70 milion amerikanëve të cilët votuan në mbështetje të Presidentit Trump, disa prej të cilëve dolën edhe në rrugë të shtunën për të demonstruar kundër rezultateve. Teksa tha se e kupton zhgënjimin e tyre, u ka kërkuar një shans për njëri-tjetrin.

"Të gjithë atyre që votuan për Presidentin Trump, unë e kuptoj zhgënjimin sonte. Unë vetë kam humbur disa herë. Por tani, le t'i japim njëri-tjetrit një shans. Tani, le t'i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha e shërimit në Amerikë. Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan sa edhe për ata që më votuan”, tha ai.

Presidenti i zgjedhur njoftoi gjithashtu se të hënën do të shpallë një grup shkencëtarësh dhe ekspertësh për ta ndihmuar atë të hartojë një plan për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Më tej teksa prezantoi planin e tij, vuri theksin te investimte që do të përfshijnë investime në pajisje mbrojtëse personale dhe kredi për bizneset e vogla, si dhe plane për të zbatuar udhëzime më të standardizuara të shëndetit publik. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 08/11/2020 19:19

    Mos eshte gje nga Tropoja ky Trapi ?

    Përgjigju
  • Ppsh: 08/11/2020 16:56

    Si eshte e mundur z.tramp qe ty si president te thone larg nga numerimi i votes? Skeni faj jeni shtet i ri e do mesoni, ja shiko shqiperine kush i thote ps-s apo pd-s larg nga numerimi i votes ata ndjekin thenien e stalinit "populli votoi ne numerojme"

    Përgjigju
  • Martin Ph: 08/11/2020 16:36

    Nga e ncuaret afro- amerikane o gazetar leshi.As Xhamajla nga vjen babaj e as India nga vjen nrna nuk bejne pjese ne Afrike,juve nga u del " afro" zonja Harris? Filloni filloren prape te mesoni gjeografine..ose kerkoni ndjese per injorancen tuaj..

    Përgjigju
    • Lui: 08/11/2020 19:51

      O Martin Ph, nese di pak histori, besoj do e dije qe ne Xhamajke, ka patur indigjene, dhe kur europianet u nisen per te zbuluar Indine, token e pare qe hasen, ishte aqipelagu i amerikes qendrore, dmth ishujt Bahamas, Haiti, Kuba, Xhamajka etj. Dhe kur filloi tregetia e ndyre e njeriut me njeriun, dmth e sklleverve, edhe keta ishuj nuk bene perjashtim. Shkurt, mbi 90% e popullsise ne token pertej Antlantikut, jane te ardhur, shume nga Europa dhe shume nga Afrika. KLM!

  • FATMIRI: 08/11/2020 09:24

    SALIU I AMERIKES NJE HAJDUT IMORAL SKICOFREN QE U PRISH ME GJITH BOTEN TANI BERTET SI KY KETU QE I JAN VJEDHUR VOTAT RRUGAÇI TURP I MADH PER AMERIKEN QE KISHTE PRESIDENT NJE PLERE

    Përgjigju
  • Shpata: 08/11/2020 08:11

    Trumpi po iken me klithma dhe arrogance ashtu si erdhi! Ai do te marri me vehte edhe treshen Shqiptare!! Rrofte Michigani! Megjithe Miçon e Ganos !

    Përgjigju
    • USA: 08/11/2020 20:39

      Fitorja e Biden tregoi qe amerikanet jane popull qe duan paqe dhe jo arrogancen, duan mirekuptimin dhe bashkejetesen mes komuniteteve dhe jo racizmin, duan shtetin ligjor dhe jo pelivanlleqet e politikaneve. Ata duan qetesine dhe jo politikane qe shkaktojne rremuja dhe pasiguri. Mbi te gjitha duan Demokracine dhe zbatimin e te drejtave te njeriut. Populli shqiptar dhe vecanerisht politikanet tame kane shume per te mesuar nga ky votim dhe ky rezultat per Presidentin e USA

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase