E pazakontë/ Lind në Prizren foshnja me një dhëmb në gojë

E pazakontë/ Lind në Prizren foshnja me një dhëmb në gojë

Amelia, foshnja që ka lindur me një dhëmbë në Prizren

Një foshnjë e veçantë ka ardhur në jetë në Prizren. Vogëlushja Amelia Krasniqi ka ardhur në jetë më 7 janar 2019, por jo si çdo fëmijë. Ajo ka lindur me një dhëmb në gojë. Lindja e saj ka befasuar mjekët dhe familjen, dhe është kthyer në lajm në të gjitha mediat kosovare.

I ati i vajzës, Arif Krasniqi ka thënë për 04 online se Amelia ka ardhur në jetë me një dhëmb të dalë para kohe, pavarësisht se foshnjave dhëmbët nisin tju dalin pas 6 muajsh. Mjekët thonë se foshnjës duhet t’i hiqet dhëmbi për të hequr rrezikun se mund t’i bierë dhe t’a gëlltitë. 

Rast i rrallë, por interesant.

Shënim: Publikimi i fotografisë është bërë me lejen e prindërve të vogëlushes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!

Vlorë/ Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, zjarrfikësit drejt vendngjarjes!